Panorama Sport (Albania)

Gjici: Peposhi ka gabuar, trajneri duhet të reflektojë

Presidenti u ankua pas ndeshjes edhe për golin e anuluar

-

Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në humbjen ndaj Teutës. Në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, ai ka komentuar edhe gjykimin, ku nuk ka dashur të nxitohet, por ka dilema te goli i anuluar i verilindor­ëve. “Rezultati tregon vetë se sa i kënaqur jam, por realisht gabuan shumë, sidomos Peposhi. Është e dyta ndeshje që gabon. Dhe besoj që ekipi do kohën e vet të vijë aty ku duhet. Arbitrimi? Tani çfarë të them, nuk e kemi parë akoma VAR-IN, por ju e patë një anulim goli që unë nuk e mora vesh pse u anulua, nuk e kuptova pse. Nuk e di tani, kur ta shohim në VAR do e kuptojmë. Stadiumi? Stadiumi është në përfundim e sipër dhe besoj për një muaj do të kthehemi në fushën tonë”, u shpreh fillimisht kryepër

bashkiaku i Kukësit.

PAKËNAQËSI­TË – Gjici analizon edhe paraqitjet e skuadrës, teksa ka mbetur i zhgënjyer në dy ndeshjet e fundit duke ia faturuar në njëfarë mënyre edhe zgjedhjeve të trajnerit. “Ka dy ndeshje që ne kemi qenë në avantazh dhe

nuk e kemi ruajtur dot. Trajneri duhet të bëjë analizat teknike ku ka gabuar dhe ai natyrisht duhet të fusë lojtarë që i përshtaten skuadrës. Megjithatë kjo çështje është zgjedhje e trajnerit, sepse realisht Peposhi ka pasur një gjendje jo të mirë psikologji­ke shkak të Laçit dhe e pamë edhe në fushë sot (dje) që nuk ishte asgjëkundi. Ndaj, trajneri duhet të bëjë analizat vetë dhe të shohë defektet”, u shpreh fillimisht Gjici, pa ditur vendimin që kishte marrë Longo më vonë.

KAMPIONATI – Ai ka analizuar edhe kampionati­n në këto javë të para, duke pohuar se jemi në fillim dhe është e vështirë për të dhënë verdikte. “Unë them që disa skuadra janë aty-aty, megjithatë kampionati është në fillim, duhen edhe disa javë për ta parë saktësisht cilat ekipe janë për lart dhe cilat për poshtë. Besoj që është shpejt për të thënë a ka ekip që është për t’u mundur, deri tani nuk ka. Unë prisja që ekipet si Teuta që kanë qenë në Europë të ishin më lart ne aspektin teknik dhe fizik”, e mbylli Gjici prononcimi­n e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania