Panorama Sport (Albania)

Një brazilian bën shqiponjën, Teuta ka gjetur... “Lukakun”

-

- Gjatë nxehmjes së ekipeve tekniku Longo bisedoi për pak minuta me Pejiçin, sigurisht për skemat që mund të përdoreshi­n në këtë ndeshje. - Nuk kanë munguar thumbimet nga tifozët e Kukësit në drejtim të Martinit. “O Martin, mos u hap shumë se ke fituar kampionati­n, se do rrifesh sot”.

- Te goli i parë i Feijaos, Longo interesohe­t tek arbitri i katërt, Laver Alla, se çfarë po pret kryesori për të konfirmuar golin, meqenëse nuk pa ndonjë moment dyshimi.

- Kallaku dhe Plaku nuk lënë rehat Xhajën të marrë konfirmimi­n përfundimt­ar për golin e Feijaos nga VAR-I. Me gjyqtarin që i kërkon ta lënë të qetë. - Braziliani Feijao duket se është afeksionua­r shpejt me vendin tonë, pasi zgjodhi që të festojë golin duke bërë me duar shqiponjën, simbolin tonë në flamur.

- Pejiç është ende idhull në Kukës, si në kohën kur luante me tifozët që nuk kursejnë batutat. “O Pejiç, o legjendë. Futu 15 minuta në fushë na shëno ndonjë gol”.

– Kur arbitri po i drejtohej VAR-IT për të parë penalltinë e Kukësit, lojtarët kërkuan ovacione nga tifozët në stadium.

- Tifozët e Kukësit bëjnë ironi me sulmuesin e Teutës, Kevin Koubemba, për shkak të ngjashmëri­së së tij me Lukakun. Sa herë kapte topin i thërrisnin: “O Lukaku, o Lukaku”. - Për një moment në pjesën e parë tifozët diçka po i kërkonin Longos, me italianin që i kthehet dhe ia bën me shenjë, hajde luani ju.

- Ka acarime në kampin kuksian për një rivënie anësore në dëm të tyre që solli më pas edhe golin e tretë të Teutës. Arbitri e jep për Teutën dhe nga ky aksion hyn goli. Stafi, lojtarët dhe tifozët kërkojnë ndërhyrjen e VAR-IT, duke iu hakërryer arbitrave, por më kot se nuk ka kthim pas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania