Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t me largimin, Longo: Mjaft me dyshime

“Lojtarët i vendos unë, ja si mund të kthehem sërish”

- VLADIMRI MEMA

“Rrufe në qiell të hapur” për Kuk ësin. Atëherë kur gjërat duket se po shkonin më së miri dhe ekipi kishte një ecuri pozitive, fill pas humbjes me Teutën vjen edhe dorëheqja e Longos nga pankina. Më shumë sesa humbja, mësohet se italiani nuk është i kënaqur me mënyrën se si funksionon klubi, pasi gazeta zbulon se tekniku ka menduar largimin fill pas sfidës me Laçin, gjë që e pranon edhe vetë në prononcimi­n e tij pas ndeshjes. Burime të rezervuara të “Panorama Sport” pohojnë se ka pasur ndërhyrje për të favorizuar lojtarë të veçantë, për t’i aktivizuar ose mosaktiviz­uar në formacion, gjë që tekniku nuk e ka përtypur dot dhe ka vendosur që të japë dorëheqjen. Pas përfundimi­t të sfidës me Teutën, Longo ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe u ka komunikuar lojtarëve që kjo ishte ndeshja e fundit e tij në krye të Kukësit duke mos u dhënë shumë shpjegime për këtë vendim të tij, i cili i ka lënë të befasuar jo vetëm futbollist­ët, por edhe vetë drejtuesit. Pas këtij momenti, tekniku ka dalë në konferencë­n e zakonshme për shtyp, ku edhe ka nënkuptuar largimin e tij. Burimet pohojnë se më të befasuar kanë mbetur lojtarët e huaj, sidomos spanjolli De Lukas, i cili priste të dëgjonte edhe deklaratën e trajnerit për të besuar atë që u kishte komunikuar më herët në dhomat e zhveshjes. Sakaq, gazeta mëson se sërish pas prononcimi­t, Longo ka shkuar në dhomat e zhveshjes ku ka pasur një tjetër komunikim, kësaj here vetëm me drejtuesit e klubit, të cilëve u ka thënë që nuk mund të vazhdojë më kështu, ndërsa këta të fundit i kanë kërkuar që ta rishohë vendimin dhe nuk e kanë pranuar aktualisht. Megjithatë, duke përfituar edhe nga pauza e kampionati­t, pritet që këto ditë apo orë të jenë vendimtare, sepse për momentin italiani ia ka kaluar “topin” drejtuesve. Mësohet se italiani i ka vënë edhe një ultimatum: Ose do t’i lënë dorë të lirë dhe të vazhdojë punën ose vendimi i tij nuk do të ketë më kthim pas. Pas ndeshjes, Longo ka pranuar që do të udhëtojë drejt Italisë dhe nuk e di nëse klubi ia ka prerë biletën vetëm vajtje apo edhe ardhje.

Është e vërtetë që keni dhënë dorëheqjen?

Në këtë moment i rëndësishë­m është ekipi jo pozicioni im. Është e vështirë ta pranoj diçka të tillë pas këtij rezultati dhe kësaj ndeshjeje. Pozicioni im do të shihet orët e ardhshme. Mendoj se duhet të rregullojm­ë diçka dhe nëse nuk rregullohe­t atëherë është e vërtetë që do të lëviz.

Ka pasur spekulime që donit të largoheshi­t para ndeshjes me Laçin. Si qëndron e vërteta?

Jo para ndeshjes, por pas ndeshjes e kam menduar. Nuk ka lidhje as rezultati, as loja që kemi bërë, por jam shumë i lumtur se si ekipi luan dhe i kupton idetë e mia dhe për respektin që më japin. Tani kemi dy javë pushim dhe nëse duam të ndryshojmë apo përmirësoj­më diçka, tani është momenti që mund ta bëjmë.

Presidenti ka deklaruar se nuk është i kënaqur me zgjedhjet që keni bërë…

Presidenti është president dhe në çdo vend ndodh kjo, ku ka të drejtën e mendimit të tij dhe unë e respektoj. Megjithatë, unë jam trajneri dhe i shoh çdo ditë në stërvitje, i përgatis dhe e di kush është gati për të luajtur.

Jeni ju të lirë në zgjedhjet tuaja për formacioni­n?

Sigurisht që jam i lirë, gjithnjë kam qenë. Nëse jo, nuk do të isha trajner.

Meqenëse nuk e keni vendosur tamam nëse do të largoheni ose jo, shanset janë më të mëdha që të largoheni apo të qëndroni?

Nuk e di sesi janë shanset. Siç e thatë edhe ju, presidenti nuk është i kënaqur me përzgjedhj­et e mia, atëherë edhe shanset për të qëndruar janë të vogla. E përsëris, e falënderoj atë për konfidenca­t dhe besimin që më dha, si edhe mundësinë që të vija këtu. Por, mendoj se për të pasur rezultate të mira dhe të mëdha duhet të punojmë së bashku gjithmonë dhe pa pasur dyshime te puna e njëri-tjetrit.

Do të shkoni në Itali meqë janë pushimet?

Po, do të largohem në mëngjes drejt Italisë, dua të takoj fëmijët e mi. Kam më shumë se një muaj që nuk i kam parë dhe dua të kaloj pak kohë me ta.

Biletën si e keni prerë, vetëm vajtje apo edhe ardhje?

Nuk e di, e ka prerë klubi biletën. (qesh)

Në lidhje me ndeshjen, çfarë nuk shkoi sot (dje)?

Luajtëm shumë mirë, me agresivite­t, e nisëm mirë. Por, në momentin kur duhet të ishim pak më agresiv humbën balancat tona, kur ishte rezultati 2 me 1. Goli i dytë ishte aksident, megjithatë them se humbën vetëm balancat.

Një koment për abitrimin në këtë ndeshje?

Nuk dua të flas për abritrat dhe nuk ia vlen të humbas kohë për to. Do të analizojmë ndeshjen dhe do të shohim vetëm gabimet tona.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania