Panorama Sport (Albania)

Martini: Me atletet e kuqe fitoj trofeun e pestë

-

“Me atletet e kuqe kam fituar 4 kupa”, Edi Martini: Fitore e vuajtur! Aleksin nuk po e qetësojmë dot, Xheksoni ka vetëbesim të tepruar. Trajneri i Teutës, Edi Martini, deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij tregoi edhe një herë karakter të fortë, sepse iu desh të përmbyste sërish rezultatin.

TRIUMFI

“Rezultati 2-3 për gazetarët është ndeshje e bukur sepse shikoni gola, por për ne nuk është e bukur, sepse vuajtëm. Dua të kompliment­oj Kukësin. Gjë e mirë është që shënojmë gola dhe e kthejmë rezultatin, pjesë e karakterit të rezultatit. Ishim të fortë edhe pa fituar me Kukësin. Kjo fitore na jep pikë më tepër, qetësi dhe siguri”.

IVANOVIÇI

“Kthimi i tij do të jetë mjaft i rëndësishë­m. Kemi një lojtar me shumë prespektiv­ë si Jazexhi, por e vështirë ta aktivizosh në ndeshje të tilla. Preferoj të kthej Aleksin. Është ndeshja e fundit e tij në atë vend. Ivan do të kthehet me patjetër ndeshjen tjetër’.

ALEKSI

“Është nga natyra impulsiv, madje edhe në stërvitje me shokët është i ashpër në dyluftime. Lodhemi duke i folur, por temperamen­ti i tij e bën të jetë efikas. Duhet të qetësohet akoma më tepër. Është një problem që e kemi ngritur, por nuk po mundemi ta rregullojm­ë tamam”.

VAR-I

“Po mësohemi gradualish­t, kam filluar t’i mbaj emocionet. Edhe në Shkodër edhe me Partizanin janë dhënë gjykime të tilla, kur i kam parë jam bindur. Është në ndihmë të futbollit. Është bërë mirë që u vendos.

ATLETET E KUQE

“E kuqja nuk është ngjyra e Teutës? Dakord, por me këto atletet e kuqe kam fituar 4 kupa, shpresoj që të fitoj edhe të 5tën e pastaj të shikoj nëse do t’i heq apo jo... (qesh)”.

XHEKSONI

“Është një lojtar që ka momente sigurie të tepruara, por është një lojtar që jeton me lojën. Nga besimi i tepërt që ka edhe gabon. Vitin e shkuar s’ka bërë asnjë gabim. Por po nuk bëre gabime nuk do të shikojmë gola. Me kualitetin që ka është një nga mbrojtësit më të mirë që ka Shqipëria”, u shpreh Martini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania