Panorama Sport (Albania)

Sherr Adili-zguro-memelli, e pëson mbrojtësi i Vllaznisë

Mevlani, pre e provokimit të pogradecar­it

-

Pjesa e dytë e ndeshjes mes Skënderbeu­t dhe Vllaznisë ka nisur me një ngjarje që do të bëhet objekt edhe i Komisionit të Disiplinës në FSHF. Mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili, në pushimin e ndeshjes u konfrontua me Vangjel Zguron e më pas me trajnerin e korçarëve, Migen Memelli. Palët degraduan me të shara dhe ofendime, teksa mbrojtësi i shkodranëv­e iu drejtua ashpër edhe kryepankin­ës korçare. Mirëpo, ishte Zguro ai që nisi të provokonte lojtarin e kuqebluve dhe ky i fundit ra në grackën e pogradecar­it, në një kohë që kishte marrë gjatë lojës një të verdhë që në minutën e 4-t. Pas pushimit, gjyqtari Enea Jorgji, i ndihmuar nga arbitri i katërt, Klodian Prenga, si dhe delegati Bujar Pregja, u tregoi të tre protagonis­tëve kartonin e verdhë dhe për Adilin ishte i dyti, duke dalë me të kuq dhe lënë skuadrën e Vllaznisë me 10 futbollist­ë. Adili, pasi kërkoi shpjegime nga Jorgji, iu kthye përsëri Memellit dhe kërkoi përplasjen me të, duke e ftuar që të vazhdonin “dialogun” në dhomat e zhveshjes me fyerje. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe pjesëtarëv­e të stafeve evitoi një situatë edhe më të shëmtuar se kjo që u krijua në stadiumin “Skënderbeu”, që pritet të ketë pasoja, sidomos për mbrojtësin e shkodranëv­e.

- Në dhomat e zhveshjes Adili ka qenë shumë i nervozuar për atë që ndodhi dhe refuzoi të prononcohe­j për mediat. I kontaktuar dje edhe nga “Panorama Sport”, mbrojtësi kuqeblu nuk pranoi të bënte një reagim për atë që ndodhi në Korçë. E njëjta gjë edhe me Zguron, që ndoshta i nxitur nga klubi, nuk ka pranuar të komentojë atë që ndodhi. Ndërkohë, Adili refuzoi edhe kontaktet me korçarët dhe mbi të gjitha me trajnerin Migen

REFUZOI “PAQEN”

Memelli, që shkoi të sqaronte gjithçka në dhomat e zhveshjes, por pa rezultat. Mbrojtësi kuqeblu mori kartonin e parë të verdhë në fillim të ndeshjes për një ndërhyrje ndaj Mensah dhe pas përfundimi­t të pjesës së parë, u përfshi në një debat me kapitenin e Skënderbeu­t, Zguro. Mes të dyve hyn trajneri korçar, Memelli, që në tentativë për t’i ndarë, shtyn lehtë Adilin, duke provokuar reagimin e ashpër të tij. Pasi u dhanë kartonët, Zguro iu drejtua me një puthje ironike Adilit, duke lënë të kuptohet se e realizoi misionin.

 ?? ?? Momenti kur Adili ndëshkohet me karton të kuq nga arbitri Jorgji
Momenti kur Adili ndëshkohet me karton të kuq nga arbitri Jorgji

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania