Panorama Sport (Albania)

Gurishta: Vetëm kështu na ndalin

“Provokohem­i dhe ofendohemi në mënyrë të pistë para syve të arbitrit, por s’ka ndëshkime”

-

Ndeshja mes Skënderbeu­t dhe Vllaznisë e luajtur ditën e shtunë në Korçë prodhoi një episod aspak të hijshëm për sytë e tifozëve. Protagonis­t u bë mbrojtësi i shkodranëv­e, Mevlan Adili dhe trajneri i Skënderbeu­t, Migen Memelli. Konflikti nisi pas një fërkimi të Zguros me Adilin, ku ndërhyrja e trajnerit Memelli solli dhe tensione në përfundim të pjesës së parë. Me të dalë në fushë pas pushimit të pjesëve, gjyqtari nxori karton të kuq për Mevlan Adilin duke e lënë Vllazninë me 10 futbollist­ë për një pjesë loje. Ishin të shumta reagimet për këtë episod, i cili i kaloi kufijtë e normales, por vetë trajneri Memelli shoi gjithçka duke deklaruar pas ndeshjes se episode të tilla ndodhin, por harrohen pasi janë profesioni­stë. Megjithatë, kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta nuk mendon aspak kështu. Gurishta ka postuar një foto me Adilin në rrjetet sociale duke shkruar një mesazh të gjatë ku nuk mungojnë thumbimet për kundërshta­rët, në të cilin shkruan: “Veprim i ulët për të ndalë Vllazninë. Është e pashpjegue­shme se si disa lojtarë ‘profesioni­stë’ arrijnë të provokojnë deri në ofendimet më të ulëta dhe më të pista vetëm e vetëm për të ndalë Vllazninë, sepse këtë e shohin si të vetmen mundësi për t’i marrë pikë. Në fund të fundit jemi njerëz dhe kemi ndjenja, dhe kur shohim që na ofendohet familja, reagojmë dhe dalim nga vetja. Është e pashpjegue­shme sepse këto ofendime vijnë gjatë gjithë ndeshjes në sytë dhe veshët e arbitrit dhe nuk ka asnjë ndëshkim, ndërsa kur lojtari jonë reagon atëherë vjen ndëshkimi.

E gëzofshi pikën, por mos harroni që në fund të fundit veprime dhe padrejtësi të tilla vetëm më të fortë na bëjnë”, shkruan Gurishta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania