Panorama Sport (Albania)

“I kërkoj ndjesë Adilit, situata që ndodhin edhe në Premier Ligë”

-

Trajneri i Skënderbeu­t, Migen Memelli, foli pas barazimit 0-0 që skuadra e tij regjistroi në shtëpi ndaj Vllaznisë. Në prononcimi­n për “Gol pas Goli”, tekniku pogradecar sqaroi edhe incidentin me mbrojtësin e skuadrës shkodrane Mevlan Adili, duke u shprehur: “Për të qenë më korrekt, po e kërkoj unë ndjesën i pari. Pjekuria vjen me kohën. Kërkoja të largoja Zguron sa më parë, sepse kam eksperienc­ë të hidhur me të. Hyra mes Zguros dhe Adilit për t’i qetësuar dhe për të shuar debatin. Mora një ofendim nga lojtari i Vllaznisë. I thashë: Mevlan futu brenda se atë e mbaj unë. Unë kam eksperienc­ë me atë djalin. Do të ruaj timin në fillim, pastaj atë të Vllaznisë. Harku i 90 minutave edhe në Premier Ligë i njeh këto debate, mos harroni Lampardin me stafin e Liverpulit. Për të qenë më korrekt, edhe me publikun edhe me ju në studio po e kërkoj unë ndjesën i pari. Pjekuria vjen me kohën. Kërkoja ta largoja Zguron sa më parë, sepse kam eksperienc­ë të hidhur me të”, deklaroi Memelli, duke shtuar më pas: “Janë nerva loje, ai është profesioni­st, ashtu sikurse edhe unë. U futëm në tunel, gjyqtari na ndëshkoi me karton të verdhë, për Adilin ishte i dyti. E thirra pas ndeshjes dhe ishte i mërzitur. Gjithsesi, jeta vazhdon dhe i uroj gjithë të mirat. Me Brdariçin fola për atë që ndodhi dhe e sqarova”. Ndërkohë, për sa i përket takimit, Memelli u shpreh kështu: “Vllaznia bëri një ndeshje më të mirë në pjesën e dytë. Raportet prishen pak në momentin kur kërkon të konkretizo­sh vertikaliz­imet. I kërkova të kishim shpejtësi në lojë dhe zhvendosje të topit nga një krah në tjetrin. Në pjesën e parë patëm rastet tona më të mira. Jam i mërzitur për lënien e 2 pikëve, jo për lojën, e cila ka qenë jashtëzako­nisht e mirë, sidomos në pjesën e parë”, përfundoi trajneri i Skënderbeu­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania