Panorama Sport (Albania)

Apolonia del sërish huq, e thyen Tërbuni në Fier

Rastet nuk u mungojnë, por fierakëve u bëhet makth Kuka

- HILMI SALIU

Apolonia nuk po ngre dot kokë. Pas barazimit në transfertë me Maliqin, bie në shtëpi. Përballë Tërbunit janë mundur në shifrat 0-1, duke u ngujuar në vendin e 12-të të renditjes. Samet Ruqi ishte protagonis­t i padiskutue­shëm i ndeshjes së luajtur në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”. Një gol i mbrojtësit dhe pritjet vendimtare të Klajdi Kukës bënë që pukjanët të largoheshi­n fitimtarë nga Fieri.

PJESA E PARË - Loja nis e vakët dhe me skuadrat që mundohen të qarkullojn­ë dendur topin. Të dyja mendonin më shumë të mbroheshin sesa të sulmonin dhe për pasojë rastet ishin me pikatore. Duhet të vinte minuta e 18-të, që bardhejesh­ilët të rrezikonin seriozisht. Një krosim i gjatë i Repajt dhe Omeri kontrollon topin në zonë dhe godet, por

Kuka pret i sigurt. Tërbuni përgjigjet me Hysën, por Çako kontrollon i qetë. Mesfusha e Apolonisë “zgjohet” dhe mundohet që të shërbejë më shumë nga krahët. E megjithatë, sulmuesit nuk i shfrytëzoj­në si duhet. Ka edhe një mundësi të mirë Hysa para se të shkojnë në dhomat e zhveshjes, por kapet në pozicion jashtë loje dhe për pasojë kjo pjesë mbyllet “e thatë”.

PJESA E DYTË - Kjo pjesë nisi ndryshe, me më shumë raste dhe skuadrat që interesohe­shin më shumë për golin e epërsisë. Vendësit janë më

kërkues, por prapavija mike nuk linte shumë hapësira. Në të 54-ën një kombinim i shpejtë dhe i saktë midis Levendit dhe Omerit solli një rast të rrezikshëm, por portieri Kuka bën shpëtimtar­in. Tenton edhe Shahaj pak minuta më vonë, por nuk ka shënjestër. Trajneri

Elvin Beqiri kryen një zëvendësim, fut Markun për Hysën. Ky i fundit nuk e priti mirë dhe u pa të dilte i revoltuar. Loja ka vazhduar me ritëm, por fati u buzëqeshi pukjanëve në të 78ën. Një pakujdesi e Repajt kushton shumë. Mbrojtësi humb topin në zonë dhe Hysa godet,

por portieri grushton. E megjithatë, topi mbetet në zonë dhe Ruqi i ndodhur aty nuk mund të falte dhe ndëshkon fierakët. Apolonia nuk u beson syve dhe hidhet në sulm për të gjetur barazimin, por Klajdi Kuka i thotë “jo” golit dhe festa është e gjitha për Tërbunin.

 ?? ?? Pukjanët duke festuar në dhomat e zhveshjes
Pukjanët duke festuar në dhomat e zhveshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania