Panorama Sport (Albania)

Marshon Bylisi, likuidon edhe Pogradecin

Ballshiotë­t super, liqenorët ngecin në shtyllë

- ROMEO XINXIFI

Bylisi është super, marshon në krye të tabelës. E katërta fitore radhazi i konfirmon të pathyeshëm. As në “Gjorgji Kyçyku” nuk u ndalën, duke u konfirmuar si pretendent­ët numër një për ngjitjen në elitë. Ishin Carkanji dhe Qardaku që dhanë trepikëshi­n, ndërsa goli i Alillarit vlejti vetëm sa për të prishur rekordin që kishte prapavija (nuk ishin ndëshkuar në 3 javët e para). Pogradeci vazhdon e prodhon lojë, megjithatë pikë nuk po merr dot dhe për pasojë është ngujuar në vendin e parafundit.

NDESHJA - Miqtë janë treguar kërkues që në nisje të ndeshjes dhe pa kaluar 5 minuta rrezikojnë me Carkanjin, por është Hasanbelli që pret. Tenton edhe Qardaku nga jashtë zone, por portieri e devijon në këndore, ndonëse me vështirësi. Goli do të vinte që në minutën e 15-të, kur Qardaku harkon një top në zonë dhe Carkanji me kokë është i pagabueshë­m. Shkodrani i ballshiotë­ve mbetet rreziku numër një. Në të 21-ën hasi në bllokadën e gardianit të vendësve, ndërsa në të 26ën ajo goditje dënimi stampohet atje ku bashkohen dy shtyllat. Pas të 40-ës reagojnë liqenorët, por as Shyti dhe as Topllari nuk barazojnë dot para pushimit. E dyta nis me vendësit në sulm, por Topllari nuk gjuan si duhet afër portës. I njëjti protagonis­t mund të shënonte në të 55-ën, por Stojanoviç largon topin mbi vijën fatale. Atë që s’e bën Pogradeci, e realizon Bylisi në të 64-ën. Pas një kundërsulm­i, Qardaku del i lirë dhe përballë portierit dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 72-të, është mbrojtësi Tako, një nga më aktivët e linjës së djathtë, që gjuan. Topin e ndal vetëm shtylla. Pas këtij

momenti do të vijë goli për vendësit. Topllari do të shërbejë për Alillarin, i cili qetësisht nga afër dërgon topin në rrjetë në të 78-ën. Vendësit vazhdojnë të luajnë vetëm në një portë, por nuk e çajnë dot mbrojtjen e kujdesshme të Bylisit dhe për pasojë mbyllin javën e 4-t me humbje.

 ?? ?? Çast nga ndeshja Pogradeci-bylis 1-2
Çast nga ndeshja Pogradeci-bylis 1-2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania