Panorama Sport (Albania)

Dopio Dushaj dhe Onuh përmbysin Maliqin, Shkumbini është “zjarr”

Në Peqin ndodh gjithçka, penallti, të kuq, ndalesa e dëmtime

-

Shkumbini fiton edhe kur vuan. Në shtëpi, janë ata që bëjnë “ligjin”. Kështu ndodhi edhe me Maliqin, që e përmbysën me shifrat 3-1. Një ndeshje që i ka pasur të gjitha brenda: gola, penallti, kartonë të kuq dhe dëmtime si ai i Onuh dhe Hoxhës, që kanë pasur nevojë për kujdes mjekësor në spital. Në minutën e 56-të, ndeshja është ndërprerë për rreth 3 minuta. Ka ofendime ndaj gjyqtarit të 4-t Stolaj nga ana e tifozëve në tribunë dhe delegati kërkoi qetësimin e tyre. Më pas, loja ka rifilluar normalisht.

NDESHJA

– Loja ka nisur me një ritëm mesatar, megjithatë ekipet marrin iniciativa­t e para drejt portave kundërshta­re. Në të 9-ën Maliqi ishte pranë avantazhit, por Ivanaj bën më të vështirën dhe e çon mbi tra. Vendësit tregojnë vetëbesim në lojën e tyre, por kjo nuk i pëlqen trajneri dhe i kërkon skuadrës të dalë përpara. Pas 35 minutash lojë, Onuh lëshon një goditje të shpejtë, por Lamellari largon sferën. Vetëm një minutë më pas, Sulkja godet traversën. Në minutën e fundit, portieri mik bën mrekullinë duke neutralizu­ar një top mjaft të fortë të goditur nga kapiteni Magani.

Pjesa e dytë nis mirë për bardhekalt­rit që rrezikojnë me Onuh, por avantazhi u takon miqve. Pas një aksioni të gjatë është Isufi që shënon për 0-1. Zgjohet Shkumbini dhe skuadra peqinase hidhet në sulm në kërkim të barazimit. Është Dushaj që në pjesën e dytë ka zëvendësua­r Barbosën, që

shënon në të 76-ën me një goditje të kalibruar. Moment i mirë për vendësit dhe për mesfushori­n Dushaj, i cili vetëm pas 6 minutash realizon edhe golin e dytë për Shkumbinin. Entuziazëm në pankinë dhe në shkallët e stadiumit, por Pashja kërkon golin e sigurisë pasi i druhet Maliqit. Në

minutën e 84-t, sërish Ivani humbet një rast flagrant për të barazuar shifrat, teksa nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës. Katër minuta nga fundi, nigeriani i sulmit peqinas fiton një 11-metërsh që e shndërron po vetë në gol, duke vulosur fitoren për skuadrën e tij.

FATMIR AHMETI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania