Panorama Sport (Albania)

Festë në Lushnjë, skuadra gjen golin dhe fitoren e parë

Ervis Gjyla mjafton për të mposhtur Butrintin

-

Festë në "Roza Haxhiu" për golin dhe fitoren e parë të Lushnjës në kampionat. Në një duel të fortë me sarandjotë­t, verdhejesh­ilët vendosën zemrën në fushë dhe u shpërblyen me golin e Ervis Gjylës. 29-vjeçari luajti 45 minuta e para i dëmtuar, por bëri atë që në Lushnjë e kërkonin, një gol trepikësh. Sinjali jepet në minutën e 6-të me Bashën. Në minutat 14 dhe 25, bllokohen gjuajtjet e Gjylës dhe Himës, por në të 27-ën Ervis Gjyla kalon Lushnjën në avantazh. Kros vertikal i Himës, Gjyla kthehet nga porta, merr topin dhe përballë Kaloshit godet saktë. 1-0 për Lushnjën. Pas Çast nga ndeshja Lushnja-butrinti 1-0

avantazhit, Lushnja imponon ritëm të lojës duke e vënë Butrintin në vështirësi. Në minutën e 29-të, Kaloshi pasi pret gjuajtjen e Hugo da Silvës, ringrihet për të larguar topin e goditur gabimisht nga Nurja, që mund të shkaktonte autogol. Një minutë më vonë, rast i jashtëzako­nshëm i

vendësve me Da Silvën dhe Qoshkun. Në pushim autori i golit mbetet në dhomat e zhveshjes për shkak dëmtimi. Pjesa e dytë fillon më e mirë për Butrintin, por rastet mungojnë. Minuta 69, Zani pason për Da Silvën, që nxjerr në pozicion goli Lajthinë, por gjuajtja është zhgënjyese.

Topi kalon mbi tra. Në minutën e 79-të, Butrinti do të kishte merituar barazimin. Kros vertikal i Gjonajt, ku Paterni ndjek gjithçka deri në limitet e vijës fundore, por Butrini dhe Bano janë dy herë të pafat. Topi i goditur nga italiani stampohet në traun e portës, ndërsa vetë Paterni përplaset

me shtyllën. Pas takimit mbrojtësi italian i Butrintit nuk ndihet mirë dhe largohet me autoambula­ncë drejt spitalit të Lushnjës për kontroll. Lushnja e mban portën të paprekur dhe merr fitoren e parë. Për Butrintin ende asnjë pikë jashtë shtëpisë. ALBAN ALUSHI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania