Panorama Sport (Albania)

Burreli shpartallo­n Besën, dorëhiqet Kashami

Trajneri largohet pas turpërimit, Bubeqi e zëvendëson

- DRITAN KURTI FERIZ FERIZAJ

Burreli ka shpartallu ar Besën me një fitore 5-1 në "Liri Ballabani". Humbja ka rezultuar fatale për trajnerin e Besës, Ndriçim Kashami, i cili nuk e ka kapërdirë dot disfatën në javën e katërt, pasi dje ka dhënë dorëheqjen. Me largimin e 51vjeçarit, drejtimin e skuadrës kavajase e merr një emër i njohur, Dorjan Bubeqi. Bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi, pasi kavajasi ka drejtuar edhe në të kaluarën Besën. Bubeqi ka qenë trajner edhe i Erzenit dhe Korabit. Në 4 javët e para Besa ka marrë 5 pikë, duke u renditur në vendin e 9-të.

NDESHJA - Në javën e katërt ekipi matjan gjeti fitoren e parë, pas dy barazimeve dhe një humbjeje. Burreli e nisi takimin në sulm dhe në minutën e 11-të Farruku zhbllokon rezultatin, 1-0 për matjanët. Në të 12-ën, Hyseni është shumë pranë golit, por tregohet i pasaktë e gabon, edhe pse ishte shumë pranë portës vendëse. Vetëm 7 minuta më vonë Fabio Hasa dyfishon rezultatin, duke i dhënë më shumë besim skuadrës matjane. Tri minuta më vonë është Markovanba­sten Çema, i cili godet saktë drejt portës së Dobjanit dhe trefishon. Në minutën e 26-të është Canka ai që ngushton rezultatin për miqtë. Pesë minuta më vonë, Hoxhaj ishte pranë golit, por shënjestra nuk është e duhura. Në minutën e 43-të, Branica mund të kishte shënuar, por edhe pse ndodhej fare pranë portës matjane, topi

del jashtë kuadratit. Me fitoren 3-1 të Burrelit u mbyllën 45 minuta e para. Në pjesën e dytë u shënuan dy gola. Matjanët nuk i ndalën sulmet ndaj miqve, ndërsa këta të fundit tentuan të ngushtonin shifrat. Në minutën e 65-të, Canka mund të shënonte për Besën, por humb një rast

të pastër. Në të 69-ën, kavajasit i fal shtylla pas një gjuajtjeje të fortë të Fabio Hasës me të majtën. Megjithatë, goli i katërt do të vijë dhe është Brilant Hasaj që realizon në minutën e 80-të, 4-1 për matjanët. Dy minuta më vonë, Andri Stafa shënon golin e pestë për Burrelin dhe të fundit

për këtë takim. Rastin e fundit miqtë e patën me Cankën në minutën e 85-të, kur godet fort drejt portës matjane, por Igli Koca i vëmendshëm grushton topin. Për miqtë nuk ka më kohë për asgjë, ndërsa gjithçka mbyllet me "shuplakën" e Burrelit ndaj miqve nga Kavaja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania