Panorama Sport (Albania)

Reja shpall listën, modifikime vetëm në mbrojtje

Rikthehet Balliu, Hysaj pritet që të kalojë majtas

- KRISTI SEJATLLARI

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, ka bërë publike listën me emrat e 25 lojtarëve që do të grumbulloh­en për dy ndeshjet e eliminator­eve të Botërorit "Katar 2022" ndaj Hungarisë dhe Polonisë. E para do të zhvillohet në "Puskas Arena", më 9 tetor, ndërsa me polakët ekipi përfaqësue­s do të përballet në "Air Albania", më 12 tetor. Lista kuqezi ka pak ndryshime në krahasim me grumbullim­in e fundit, teksa risia është rikthimi i Ivan Balliut, i cili po kalon një formë të mirë me Rajo Valekanon në Spanjë. Ndërkaq, rikthehen Ermir Lenjani, Kastriot Dermaku dhe Federik Veseli, të cilët munguan në ndeshjet e shtatorit për shkak të dëmtimeve të pësuara. I pari po luan dhe po bën mirë në Zvicër me Grasshoper­sin, ndërsa Dermaku nuk është aktivizuar që nga muaji maj. Në listë rikthehet edhe mbrojtësi Veseli i cili ka lënë pas dëmtimin, por në fushë nuk ka zbritur akoma dhe ndeshja e fundit që ka luajtur është në muajin qershor në miqësoren ndaj Çekisë.

MUNGESAT - Të gatshëm për Kombëtaren nuk do të jenë mesfushorë­t Qazim Laçi dhe Armir Abrashi, të dy për arsye dëmtimi. Abrashi pas një rikuperimi të shpejtë ka pësuar sërish një dëmtim në të njëjtin vend, ndërsa Laçi nuk ka qenë i gatshëm në ndeshjen e së shtunës për klubin e tij, Azhaksio në Francë. Të dy nuk do të kenë mundësi të japin kontribute­t e tyre për kuqezinjtë. Edhe pse me dy mesfushorë të dëmtuar, rikthimi i Taulant Xhakës nuk ka ndodhur. Kjo tregon se mesfushori i Bazelit i ka larë duart me Kombëtaren shqiptare pasi edhe me një mesfushë të zbuluar Xhaka nuk është grumbullua­r. Ndërsa rikthimi i Ivan Balliut në krahun e djathtë të mbrojtjes ka lënë jashtë liste Albi Dokën. 24vjeçari që luan te Gorica në Kroaci ishte titullar në fitoren 1-0 ndaj Hungarisë. Një zgjedhje taktike e trajnerit Reja që me shumë mundësi do të aktivizojë Balliun djathtas dhe Hysajn në të majtë.

LISTA - Pjesa tjetër e listës nuk ka ndryshime, gjithsej janë 3 portierë, te mbrojtja bie në sy numri i lartë i lojtarëve, plot 11. Në repartin e mesfushës kemi 7 futbollist­ë dhe 5 sulmues.

Pas impenjimev­e me klubet në fundjavë lojtarët do të grumbulloh­en të hënën në Durrës për të nisur përgatitje­t për dy ndeshjet e radhës, që janë vendimtare për Kombëtaren në eliminator­et e Botërorit. Shqipëria renditet aktualisht e dyta në Grupin

I me 12 pikë pas 6 ndeshjesh. Ditën e sotme ekipi përfaqësue­s do të nisë përgatitje­t dhe në orën 13:15 trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, do të dalë në konferencë për shtyp, ku do të shpjegojë edhe zgjedhjet dhe do të analizojë dy sfidat e radhës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania