Panorama Sport (Albania)

Komandon Gramshi, rrëzon Elbasanin

Dopieta e Igli Gjeçit dhe golat e Arbër Bakut e Klevis Dudës nderuan ekipin e Luan Metanit

- MARIGLEN MIRAKA

Elbasani bie në Gramsh dhe zbret i pesti pas dy javësh në udhëheqje të Grupit A në Kategorinë e Dytë. Të shtunën në stadiumin “Myslim Koçi” u luajt derbi i prefekturë­s, teksa ata që dominuan ishin vendësit e Gramshit, duke fituar thellësish­t 4-0. Interesimi për këtë takim ishte i madh, pasi rreth 1 mijë tifozë mbushën shkallët e stadiumit. Sfida ka filluar me raste nga të dyja ekipet, që kanë kërkuar golin e avantazhit. Megjithatë, duhet të vinte minuta e 38-të që mesfushori Arbër Baku të shënonte golin e parë, që solli gëzim të madhe te tifozët dhe

Pasha 20’

Hasanaj, Dushkaj, Gapi, Vasjari (Memoçi 38’), Çullhaj, Daci (Mema 75’), Gjakova (Gjyshi 83’), Mexhaj (Xhani 75’), Zguri, Bardhi (Dragjoshi 46’) Goxhari.

Trajner: Artan Shulku

Loci, Kallaku, Masha (Bakalli 46’), Guni, Noka, Otsuka (Sh.gjoka 80’), Tabaku, Therçaj (Xeka 55’), Qevani (Nasufi 46’), Pasha, Allamani. Trajner: Fatmir Sala

M.mustafa, E.shkëmbi (Korçë), R.muzhaqi (Elbasan);

Zguri

36’ / Bakalli 85’

Endi Hyka (Tiranë) Genc Maloku (Tiranë);

pankina e kuqe, e drejtuar nga Luan Metani. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për gramshakët, të cilët kanë pasur edhe disa raste të tjera. Elbasani është munduar të reagojë, por sulmuesit verdheblu nuk kanë

qenë të saktë para portës. Edhe pjesa e dytë ka filluar mirë për Gramshin, që ka arritur të shënojë golin e dytë me lojtarin kryeqyteta­s, Igli Gjeçit, në minutën e 51-të. Ky i fundit tregohet i saktë përpara portës mike. Verdheblut­ë kërkojnë të bëjnë diçka, por nuk kanë forcën e duhur, kjo edhe për meritë të mbrojtjes vendëse. Në minutën e 67-të është përsëri Gjeçi që e dërgon topin në rrjetë dhe 3-0 për Gramshin. Skuadra e Anxhelo Sutës duket e dorëzuar në fushë dhe lë jo pak hapësira. Vendësit administro­jnë si duhet rezultatin dhe në minutën e 76të, i sapofuturi Duda firmos kapitullim­in e verdhebluv­e. Minutat e mbetura nuk kanë sjellë ndryshime dhe në stadium shpërtheu festa. Lojtarët dhe stafi festuan bashkë me tifozët vendin e parë në grup, ndërsa të pranishëm ishin kryebashki­aku Klodjan Taçe dhe deputeti Besian Ajazi.

 ?? ?? Festa e Gramshit në dhomat e zhveshjes pas fitores me Elbasanin
Festa e Gramshit në dhomat e zhveshjes pas fitores me Elbasanin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania