Panorama Sport (Albania)

Derbi vlonjat, Labëria i tregon forcën Flamurtari­t

Sherr mes Ribajt e Seferajt, kuqezinjtë e Resulit larg kreut

- ERMAL SIKA

Një derbi i ri në futbollin vlonjat, por këtë herë në Kategorinë e Dytë dhe pikërisht mes klubit legjendar të Flamurtari­t dhe Labërisë, që është krijuar vetëm tri vite më parë. Ndeshja e luajtur në kompleksin “Labëria” në Nartë nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1, një rezultat ky që më shumë i shkon përshtat skuadrës së drejtuar nga Arlind Rustemi. Loja i ka pasur të gjitha, duke qenë emocionues­e deri në fund. Dy gola, raste të shumta, shtylla dhe deri te tensioni pas ndeshjes. Një takim që u luajt në kushtet e temperatur­ave

më të larta për stinën dhe u reflektua edhe te lojtarët, që kanë konsumuar shumë ujë. Flamurtari i Dritan Resulit ishte i plotë në këtë takim, ku binte në sy Ditmar Bicaj i rikthyer. Sfida do të zhbllokohe­j pas vetëm dy minutash lojë, kur Liçaj kombinon me Ribajn dhe ky

i fundit do të fuste topin në zonë, aty ku Diamanti nuk fal. Flamurtari në avantazh, por Labëria nuk do të pajtohej me rezultatin. Një gjuajtje e Kuçit përfundon në duart e Moçkës. Më pas është Kamberaj që me portën bosh godet shtyllën. Në minutat në vijim, janë Diamanti dhe Ribaj që në zonën e Labërisë, përpiqen të bëjnë diçka, por pa rezultat. Barazimi nuk vonon, pasi një krosim nga Malko në zonë, gjen Miranin të lirë mes dy mbrotjësve, që fluturon me kokë dhe shënon një supergol. Loja bëhet e fortë, por Ribaj dhe Diamanti, përtej rasteve para portës së Halilajt, nuk shënojnë dot. Edhe pjesa e dytë nuk sjell ndryshime. Takimi do të mbyllej me një sherr mes Andi Ribajt dhe Uiliard Seferajt. Ata kapen fillimisht me fjalë, por edhe fizikisht, ndërsa stafet teknike dhe lojtarët e të dyja ekipeve ndërhyjnë për të qetësuar situatën, bashkë me forcat e policisë, të pranishme në kompleks.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania