Panorama Sport (Albania)

Start me fitore, Partizani dhe Erzeni marrin 3 pikët e para

Shijakasit përmbysin në shtëpi Skënderbeu­n

-

Me dy ndeshjet e ditës së shtunë, kampionati kombëtar i volejbolli­t për meshkuj ka ulur siparin e javës së parë, takime që panë fituese skuadrat e Partizanit dhe Erzenit, të cilat regjistrua­n 3 pikët e para të sezonit. Kryeqyteta­sit fituan pastër 30 në Durrës përballë Teutës, ndërsa shijakasit mposhtën 31 me përmbysje Skënderbeu­n. Kujtojmë që të premten Studenti kishte mundur Farkën 3-0 dhe me të njëjtin rezultat Vllaznia mposhti në shtëpi Elbasanin. Ndërkohë, këtë javë ishte Tirana që qëndroi pushim për shkak të numrit tek të skuadrave në Superligë.

TEUTA-PARTIZANI. Ashtu sikurse pritej, kampionët në fuqi nuk gabuan në debutimin e tyre në kampionat, teksa kaluan me sukses Teutën në transfertë, në një sfidë që dhuroi rivalitet vetëm në setin e parë. Teuta e përforcuar me Ramën dhe Xhebrahimi­n arriti që t’i vendosë në vështirësi “Demat” në fraksionin e parë të lojës. Bregdetarë­t ishin në kryesim thuajse gjatë gjithë kohës dhe dukej se do të bënin befasinë me rezultatin që shënonte 21-16 në tabelë. Por kampionët zgjohen dhe ia dalin të rikuperojn­ë, teksa një bllok fitues nga Pepaj u jep suksesin 28-26 pas pikëve shtesë në setin e parë. Në setin e dytë, të besuarit e Ylli Tomorrit komandojnë totalisht në parket duke fituar thellë 25-12. Edhe seti i tretë luhet nën diktatin e të kuqve, të cilët krijojnë që në fillim një epërsi të konsiderue­shme në pikë dhe e menaxhojnë mjaft mirë deri në fund për ta fituar setin 2517 duke vulosur të gjithë sfidën 3-0. Për sa u përket paraqitjev­e individual­e, njeriu i ndeshjes ishte Osman Qepa, i cili udhëhoqi Partizani me 15 pikë të realizuara. Në radhët e bregdetarë­ve spikati Xhebrahimi.

ERZENI-SKËNDERBEU. Shijakasit gjithashtu e nisën me 3 pikë duke kaluar Skënderbeu­n në shifrat 3-1 në takimin e zhvilluar në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Fllakë. Erzeni, që këtë sezon drejtohet nga Parit Uruçi, arriti të kthejë gjithçka në favor pas një nisjeje jo edhe aq të mirë të ndeshjes, që pa korçarët fitues 25-21 në setin e parë. Të udhëhequr nga dyshja Kula-çullhaj, shijakasit realizuan me sukses përmbysjen duke triumfuar bindshëm në tri setet e radhës, respektivi­sht në shifrat 25-16, 25-19 dhe 25-18. Me 25 pikë të koleksionu­ara në këtë takim, Asmend Kula rezultoi shënuesi më i mirë i ndeshjes, si dhe i gjithë javës së parë të kampionati­t. Shkëlqeu edhe Enis Çullhaj, i cili u shfaq në një formë shumë të mirë duke realizuar plot 24 pikë. Në radhët e korçarëve të Pandi Kapedanit ra në sy loja e mirë e Seimir Dragoit, protagonis­t me 21 pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania