Panorama Sport (Albania)

Kavaja pret “Arena Boxing”, i pranishëm edhe Florian Marku

-

E shtuna e 2 Tetorit 2021 rezervoi për dashamirës­it e boksit në Kavajë dhe jo vetëm, një aktivitet të bukur të quajtur “Kavaja Boxing Night”. Unioni i Boksit shqiptar në bashkëpuni­m dhe mbështetje të Bashkisë Kavajë përcollën mesazhin që boksi si një sport me tradita të mëdha në Shqipëri është i denjë të prezantohe­t e matet denjësisht me homologët e vet të shteteve të tjera të rajonit dhe Europës. Në këtë event morën pjesë boksierë profesioni­stë nga Turqia, Bullgaria e Kosova, Moldavia dhe Gjeorgjia. Boksi shqiptar u përfaqësua në këtë aktivitet nga ekipet “Arena” me 5 boksierë, “Potka Bos” me 3, dhe “Enea” e “Mady Gym” me nga 2 boksierë. Fillimisht u ngjitën në ring boksierët amatorë me 4 duele. Te profesioni­stët u dalluan 3 ndeshje me raunde nga 3 minuta. Fundi ishte një “luftë” e vërtetë ne kategorinë BIG ku u ndeshen ne peshën 66.7 kg gjeorgjian­i Gurani Kurtanidze me Neraldo Ymerin e klubit Shqiptar “Arena” dhe ndeshja tjetër mjaft e rëndësishm­e e peshës 69.9 kg mes gjeorgjian­it Niki Gvajava ndaj rivalit të klubit shqiptar “Arena”, Amarildo Vraja. Një nga gjërat e veçanta ishte padyshim ngjitja në ring për herë të parë si profesioni­st përpara publikut të kavajas e boksierit Marjus Skuqi në peshën 75 kg. Ai mposhti rivalin e tij Shpëtim Varfin nën thirrjet e qindra bashkëqyte­tarëve të tij. Emocione tejet të veçanta përcolli vlerësimi i boksierit Florian Marku nga Federata Shqiptare e Boksit, ku pjesëmarrj­a por edhe përshëndet­ja e tij u përcoll me duartrokit­je e emocione të mëdha. FERIZ FERIZAJ 52 Kg 61.2 kg 63 kg Ivan 66.6 kg 66.7kg 69.9

52 kg

60 kg Sabri 60 kg

67 kg

67 kg

90 kg

Andra Dalipi Lendro Xhelili Petrov Moldavi Venhar Haziri Neraldo Ymeri Amarildo Vraja

AMATORËT

Ani Gjeçka Meçollari Gloi Korçari Erdis Lala Bledar Metani Luis Gjolena

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania