Panorama Sport (Albania)

Markez bën “sherifin” në Teksas, fitore prej kampioni në Austin

-

Mark Markez rikthehet të mahnisë, duke fituar garën e dytë sezonale në Moto GP, pas një paraqitjej­e dominuese në Çmimin e Madh të Amerikës. Spanjolli i Hondës u tregua i jashtëzako­nshëm në Austin, që prej hapjes së semaforëve e deri në finish. I nisur nga vendi i tretë, ai tregoi muskujt që në kthesën e parë, duke marrë kreun, për të mos e lëshuar më deri në fund të garës në cirkuitin teksan. Ndërsa podiumi u kompletua nga dy pretendent­ët për titull, Fabio Kuartararo dhe Françesko Banjaia, të cilët u renditën respektivi­sht në vend të dytë dhe të tretë. Ky pozicion sigurisht që kënaq më tepër francezin e Yamahas, që e rrit edhe më tepër diferencën me italianin. “El Diablo” tashmë kryeson me 52 pikë më tepër se piloti i Dukatit, teksa ky i fundit nuk arriti ta shfrytëzon­te siç duhet nisjen nga “pole position”. Vendi i katërt në garën e djeshme shkoi për Aleks Rins, ndërsa Horge Martin, i cili mori edhe një ndëshkimin

me “long lap” në xhiron e fundit, u klasifikua i pesti. Duke u kthyer te protagonis­ti absolut, Markez mori suksesin e tij të shtatë në tetë paraqitjet që ka bërë në tokën amerikane, duke konfirmuar superfuqin­ë e tij në Austin. Kjo ishte fitorja e dytë në këtë Botëror për spanjollin, pas triumfit në

Gjermani. Tetë herë kampioni i botës duket se po rikuperon plotësisht nga dëmtimi, ndërsa gara në Amerikë konfirmoi se është në gjendje të përballojë të gjitha xhirot me rendimet të lartë. Ndërkohë, një tjetër ditë për t’u harruar për italianët Andrea Doviciozo dhe Valentino Rosi, të cilët

u renditën respektivi­sht në vend të 13-të dhe të 15-të. Botërorit tashmë i kanë mbetur edhe tri gara, ku ndalesa e radhës është më 24 tetor në Itali, me Kuartararo­n që duket se po shkon i sigurt drejt titullit të parë kampion në karrierë.

MARKEZ: GJITHÇKA SIPAS

PLANIT - “Sherifi” i Austinit bën goditjen e radhës në cirkuitin amerikan, duke u konfirmuar si “zot” në këtë pistë. Mark Markez e komentoi kështu suksesin e shtatë në Amerikë, triumf që vjen pas një periudhe jo të lehtë për të: “Plani ishte ekzaktësis­ht ky, të bëja një start të mirë, për ta

menaxhuar më pas situatën. Isha në ditën time, me ritëm të shpejtë dhe gjithçka shkoi mirë. Isha i lodhur dhe sigurisht që nuk bëhet fjalë për një fitore të lehtë, por instinkti më tha që Kuartararo do të ngadalëson­te, pasi kërkon të luftojë për titullin”, deklaroi pas garës piloti i Hondës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania