Panorama Sport (Albania)

Interi bën “tris” përmbysjes­h, Handa për pak e dreqos

Kapiteni ndërhyn rrezikshëm, por falet nga arbitri

- Përgatiti: NISLI GJINI

Një Inter shumë larg perfeksion­it, por që di të vuajë dhe të marrë tri pikë shumë të vlefshme ndaj Sasuolos, që ia vështirëso­i jo pak punën zikaltërve. Për të tretën herë në këto shtatë javë, ashtu si ndaj Veronës e Fiorentinë­s, zikaltrit e mbyllën pjesën e parë në disavantaz­h, por ditën të rikthehen me forcë dhe energji për të marrë fitoren. Një fraksion i parë i shëmtuar i kampionëve, të cilët nuk dolën dot në asnjë moment në lojën e tyre, por me zëvendësim­et e pjesës së dytë fituan një marsh më shumë duke e kaluar presionin në krahun tjetër. Inzagi ia besoi sulmin dyshes Korrealaut­aro, kurse në krahë aktivizoi Perisiçin e Dumfrisin. Zikaltrit e nisën me manovrimet e munguara në Kiev duke u shfaqur të rrezikshëm me Çalhanoglu­në e Barelan, por pas 15 minutash do të ishte Sasuolo ajo që do të merrte nën kontroll lojën dhe do t’i krijonte probleme Interit duke e detyruar mbrojtjen zikaltër të spastrojë shpesh zonën, derisa në të 22-ën Shkriniari rrëzon në tokë Bogan brenda zonës dhe arbitri Paireto akordon penallti. Berardi nuk gaboi duke kaluar vendësit në avantazh, rezultat me të cilin u mbyllën 45 minutat e para pas polemikave për ndërhyrjen e Handanoviç­it ndaj Defrelit në çastet e fundit. Për pjesën e dytë në fushë zbritën të njëjtat formacione dhe miqtë u shfaqën përsëri konfuzë dhe me gabime të shumta në dalje. Atëherë Inzagi vendosi të hidhte në fushë Dimarkon, Darmianin, Vidalin e Xhekon, me këtë të fundit që do të gjente golin e barazimit menjëherë. Kur skuadrat ishin thuajse të përgjumura do të ishte përsëri Xheko që do të fitonte një 11metërsh, për të lejuar më pas Lautaron ta shndërront­e në gol duke u sjellë miqve avantazhin. Boshnjaku do të shënonte përsëri, por u gjend në pozicion jashtë loje dhe ndeshja do të mbyllej 1-2, me Xhekon që i siguroi Interit dhe Inzagit qetësinë e nevojshme për të përgatitur ndeshjet e tjera.

MOVIOLA HANDANOVIÇ-DEFREL - De Vraj bën një gabim trashanik duke kthyer topin pas keq dhe Defrel vihet në ndjekje të sferës. Ky ishte momenti i daljes së Handanoviç­it, që e prek kundërshta­rin si me këmbën e majtë dhe me bërryl në fytyrë, jashtë zonës së rreptësisë.

Francezi rrëzohet, por arbitri Paireto nuk merr asnjë masë dhe as VAR-I nuk ndërhyn. Intensitet­i i kontaktit i lihet fushës për t’u vlerësuar, por interpreti­mi i arbitrit është që Defrel i imponohet Handanoviç­it dhe kërkon prekjen. Nga moviola qartazi ekziston një faull, ndërkohë që duket se mungon edhe një karton i kuq për portierin e Interit duke parë se porta ishte e boshatisur dhe ekzistonte një rast flagrant për gol. Ajo që shton edhe më shumë bindjen është vendimi i po të njëjtit arbitër që në një rast analog në ndeshjen Roma-fiorentina ndëshkoi me të kuq portierin Dragovski.

 ?? ?? Ndërhyrja e Handanoviç­it ndaj Defrelit
Ndërhyrja e Handanoviç­it ndaj Defrelit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania