Panorama Sport (Albania)

Ibra: Për Milanin eci mbi zjarr për t’u ndier i gjallë

“Fotoja e jetës sime janë këmbët, familja e di këtë”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nëse për Milanin urimi për zotin e skuadrës së tyre ishte shumë i qartë: “Edhe këtë vit, e gjithë bota pati privilegji­n që bënte një tjetër xhiro të plotë rreth Zlatanit”, nga ana tjetër Ibrahimovi­ç bëri një tjetër gjest të madh, pasi një kampion identifiko­het mbi të gjitha jashtë fushe. Sulmuesi suedez, i cili 40-vjetorin duhet ta kishte festuar dje, ai vendosi që ta paraprinte përvjetori­n e tij ditën e premte. Kjo, për faktin se skuadra ishte e impenjuar në transfertë­n bergamaske, ndaj në mënyrë që në festën e tij të mos mungonte asnjë dhe të ftuarit specialë ishin pastrueset, kuzhinierë­t, magazinier­ët, personat e sigurisë dhe gardianët e dyerve të “Milanelos”, Ibra e festoi ditëlindje­n e tij duke treguar zemërgjerë­si, pavarësish­t se pamja e tij ndoshta mund të thotë të kundërtën. Madje, pas urimeve dhe tortës me luleshtryd­he që nuk kishte se si të mos kishte imazhin e “zotit të futbollit”, suedezi u vu edhe në dispozicio­n të televizion­it të klubit, për të lënë një intervistë, në të cilën lajmi i bukur ishte se ai nuk ka ndërmend që të tërhiqet, përkundraz­i pret të luajë edhe disa vite në vazhdim. “Nuk është se datën 3 tetor e zgjodha unë, por unë di të them se në tetor kanë lindur shumë kampionë të sporteve të ndryshme dhe unë ndihem dhe jam njëri prej tyre”, bëri hyrjen e tij 40vjeçari.

Na përshkruan­i Ibrën sot?

Jam një Zlatan më i kompletuar, më i qetë, ndonëse ndonjëherë edhe Ibra “i vjetër” shfaqet. Gjithsesi, eksperienc­a e madhe e akumuluar më lejon të luajë i relaksuar dhe ndeshjet i përgatis pa trysni, pasi tani e di që kam një tjetër rol, si brenda, ashtu sikurse jashtë fushe. Dhe çfarë është e vërteta, tashmë i shijoj më shumë takimet, nuk veproj më me 2000 kilometra në orë si disa vite më parë.

Çfarë ka mbetur ende në geton tuaj?

Shumë, pasi pas saj jam i gjithi unë. Edhe sot, nëse kam këtë karakter është se jam rritur në atë zonë të Malmos, e cila për mua ishte parajsa. Shpesh e vizitoj sërish, por edhe kur nuk kaloj, për mua është e sigurt që flitet, pasi jo më kot jam Zlatani.

Cila do të ishte fotoja juaj që do të varnit në hyrjen e shtëpisë?

Ajo e këmbëve të mia, gjithmonë. Kjo, pasi çdo ditë, familja

ime duhet ta shohë dhe të kuptojë se nga u kanë ardhur të gjitha të mirat. Dua t’u them faleminder­it prindërve të mi, pasi pa ata nuk do të kisha pasur as një çati sipër kokës, por fotoja e këmbëve të mia ekziston edhe në telefonin e bashkëshor­tes sime. Ajo e ka kuptuar idenë!

Çfarë çmendurie nuk do të bënit, nëse do të ktheheshit pas në kohë?

Asgjë, pasi gjithçka që kam kaluar duhet të ndodhte. Jam sot Zlatani për shkak të gjithçkaje ka ndodhur, ndaj nuk dua të ndryshoj asgjë, pasi ndihem perfekt kështu siç jam.

Si e pritët mesazhin e urimeve të Patos?

Sa herë që Pato apo kushdo tjetër më përmend moshën, më stimulon më shumë, më bëjnë që të jap diçka më tepër. Pato ishte një fenomen, talenti më i kompletuar që kam parë në aksion. Më vjen keq për dëmtimet e tij, por kur ishte në formë, ishte shumë i fortë dhe ka ekzaltuar shpesh tifozët e Milanit. Bashkë fituam titullin dhe është një djalë i mirë.

Kush nga shokët e ekipit ju ka dhënë më shumë në fushë?

Unë kam luajtur me më të mirët, por ai që më bëri më të

fortë ishte Vieira. Ai më vinte nën presion, nuk më lejonte të isha asnjëherë i kënaqur nga ajo çfarë jepja, ndaj stërvitesh­a gjithmonë në maksimum. I kam mbajtur llaf në vesh këshillat e tij, ndonëse për nga niveli i cilësisë mendoj se kam marrë shumë nga Ronaldinjo, Ksavi, Mesi, Iniesta, Nedved, Trezege, Del Piero, Gatuzo dhe Sedorf.

Çfarë ndryshoi te ju dëmtimi në Mançester?

Përmirësoi kokën time. Psikologji­kisht u bëra më i fortë, pasi pas operacioni­t nuk mund të rrija asnjë ditë pushim, por më punonte mendja që të isha vetëm në fushë, në palestër, të punoja në çdo mënyrë të mundshme vetëm që të kthehesha sa më i shpejt. Në të njëjtën kohë, ai dëmtim më bëri më statik, më të ngadaltë, më të trishtuar, por nga këto situata dilet me forcë dhe durim, siç bëra unë.

Luajtët edhe në SHBA. Sa amerikan ndiheni brenda vetes?

Zero! U kam dhënë më shumë unë atyre sesa Amerika mua. I bëra ata të shihnin në fushë diçka që nuk e kishin menduar kurrë. Kam personalit­et dhe nuk e di se çfarë është frika. Isha perfekt duke qenë vetvetja, ndonëse nga Amerika më mungon ndoshta vetëm pak dielli.

Në çfarë keni ndryshuar për mirë, për skuadrën?

Ndjenja e të ndihmuarit më shumë të tjerët, pa ekzagjerua­r në gjëra që të heqin energji. Më pëlqen më shumë të stërvitem tani sesa më përpara dhe të jem shembulli i ekipit. Ndonjëherë, një anë e brendshme më thotë që të lë të tjerët të marrin përgjegjës­itë që u takojnë, por ky është mentalitet­i im, i cili e mund edhe atë gram ligësia në mendime.

Ju uron edhe Fabio. Po Kapelo, çfarë nënkupton për

 ?? ?? Stafi i Milanelos në ditëlindje­n e Ibrës
Stafi i Milanelos në ditëlindje­n e Ibrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania