Panorama Sport (Albania)

Kalabria, Tonali e Leao, “Djalli” merr me dhunë vendin e dytë

Kuqezinjtë ruajnë ritmin ndaj Gjimshiti & CO

-

Të vetëm në ndjekje të Napolit e me dy pikë distancë. I gjymtuar nga dëmtimet, Milani nuk propozon risi të rëndësishm­e në 11-shin fillestar ku surpriza e vetme mund të konsideroh­et aktivizimi i Kesit në dyshe me Tonalin. Vendësit e përballojn­ë takimin me Gjimshitin nga minuta e parë dhe me Mehlen në vend të Gosensit. Asnjë xhiro akrepash dhe miqtë kalojnë në avantazh me Kalabrian që kap në befasi mbrojtësit e Atalantës dhe shënon. Tronditja kalon shpejt dhe bergamaskë­t rrisin ritmin. Nevojitet një super Menja që ndërhyn në mënyrë vendimtare ndaj Zapakostës dhe dy herë në orvatjet e Zapatës. Një depërtim në zonë i Pesinës tremb kuqezinjtë pasi Tomori ia rrëmben topin me forcë, por as për VAR-IN nuk ka arsye për të dhënë penallti. Djemtë e Gasperinit vazhdojnë të jenë të rrezikshëm dhe Malinovski bllokohet mirë në goditjet e tij. Qetësinë, të paktën atë momentale, Piolit ia dhuron Tonali. Mesfushori bën presion e ia rrëmben topin Frojlerit duke u nisur i vetëm në drejtim të Musos të cilin e mposht me një goditje të saktë. Me avantazh të dyfishtë lojtarët e “Djallit” mbyllin pjesën e parë, teksa vendësit mendojnë për zgjidhjen e problemeve. NDJEKJA VAZHDON – Në fraksionin e dytë ritmi bie disi. Gasperini mundohet të gjallërojë ekipin me Murielin dhe Iliçiçin, por rastet më të rrezikshme i ndërtojnë kuqezinjtë. Rebiç mbyllet pastër nga Pecela, ndërkohë që Kjaeri bëhet vendimtar me dy bllokime fantastike kundër Zapatës. Selemekers ka shansin të arkivojë suksesin e të tijve, por i vetëm në zonë godet me kokë në mënyrën më të keqe të mundshme. Sidoqoftë, avantazhi i trefishtë vjen pak minuta më pas me Hernandez që zbret si një tren e shërben për Leaon që dërgon topin në cepin e largët. Kur dukej si ndeshje e mbyllur, Mesias prek me dorë topin në zonë dhe arbitri akordon penallti me ndihmën e VAR-IT. Zapata shënon duke ngushtuar diferencën, teksa minutat në vijim janë një menaxhim i lojës e i kohës nga ana e lojtarëve të “Djallit”. Katër minutat shtesë sjellin edhe një gol tjetër për vendësit që shënohet nga Pasaliç. Sidoqoftë, shifrat nuk ndikojnë në fitoren e Milanit që konfirmohe­t forcë e dytë e Serisë A, teksa Pioli mund të punojë i qetë në dy javët e ndërprerje­s për impenjimet e kombëtarev­e.

 ?? ?? Festa e kuqezinjve pas golit të Kalabrias
Festa e kuqezinjve pas golit të Kalabrias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania