Panorama Sport (Albania)

Pioli: Skuadër fantastike, për titullin duhet...

“Kesi nuk preket, Rebiç e Leao meritojnë falënderim­e”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nëntëmbëdh­jetë pikë si në sezonin e titullit të parafundit (2003-‘04) dhe ecuria më e mirë pas shtatë javësh. Është kjo statistika e momentit për Milanin që dje mposhti Atalantën në një transfertë tepër të vështirë. Konfirmime­t erdhën nga trajneri Pioli në konferencë­n për shtyp pas suksesit të të tijve.

Komenti juaj për përballjen?

Bëmë një ndeshje të madhe dhe në një fushë të tillë fitorja bëhet më e rëndësishm­e. Aq më tepër që vinim nga një periudhë e ngarkuar. Po rritemi vërtet, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm.

Nuk zhgënjeu skuadra, por as individët të cilëve u besuat ....

U kërkova djemve një sforco të fundit. Leaos e Diazit mund t’u kërkosh çdo gjë. E kanë të lehtë të vrapojnë përpara, por nuk kursehen kur duhet mbrojtur. Janë të gjithë djem me cilësi dhe më vjen mirë për paraqitjen e dhuruara. Leao e Rebiçi meritojnë një falënderim të veçantë sepse po na ndihmojnë tej mase.

A është cilësia e lojës karakteris­tika

më e rëndësishm­e deri tani?

Kemi rreth dy vjet që po luajmë në një mënyrë të caktuar duke marrë rezultate pozitive. Sidoqoftë, duhet të jemi të përulur. I njohim rivalët e i ndërtojmë ndeshjet në mënyrë më të përshtatsh­me për cilësitë

tona. Janë lojtarë që mësojnë menjëherë. Gabimet ndaj Liverpulit nuk i përsëritëm me Atalantën, ky mendoj se ishte çelësi i suksesit.

Po Kesin si do ta vlerësonit? Për cilësinë dhe paraqitjet e tij nuk kam pasur kurrë dyshime. E shoh të fokusuar te

puna në grup, ndaj për fizikun që ka mbase i nevojitet më tepër kohë për të gjetur formën. Luajti një ndeshje të madhe e më kujtoi Kesin e sezonit të kaluar.

Tonali përmend titullin. Ju si mendoni?

Që duhet të shfrytëzoj­ë entuziazmi­n. Sivjet po rritemi të gjithë e ndihem i mbrojtur nga klubi, por kemi konkurrenc­ë. Napoli është para nesh, Juvja po rikthehet, kurse Interi mbetet një rival tepër i rrezikshëm. Më duket e drejtë që lojtarët e mi të mendojnë se janë më të mirë se të tjerët, por me kusht që më pas ta vërtetojnë në fushë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania