Panorama Sport (Albania)

Kjaer: Fitore e madhe, Zapatës ia kam marrë dorën

-

Dje u rikthye në fushë pas dëmtimit me Liverpulin, por nuk bëri një figurë të keqe. Po flasim për Simon Kjaerin, i cili duke analizuar sfidën ndaj Atalantës, tha: “Ishte një ndeshje e rëndësishm­e për klubin dhe tifozët. Atalanta është një rival që të krijon probleme, por jemi mirë e kemi besim në cilësitë e grupit tonë. Personalis­ht u ndjeva mirë, përndryshe nuk do të kisha luajtur. Zapata është një kundërshta­r i vështirë të cilin e njoh mirë, megjithatë u mundova të bëja sa më mirë detyrën time”. Fitorja në Bergamo nuk e heq nga kujtesa e kuqezinjve humbjen me Atletikon. Lidhur me këtë temë, danezi u shpreh: “Ndaj Atletikos bëmë një ndeshje fantastike, sidomos në 30 minutat e para. Janë episode të vogla, si ai i kartonëve, që ndikojnë, por sidoqoftë jam i mendimit se jemi në rrugën e duhur të cilën kemi thuajse dy vjet që e ndjekim”.

karrierën tuaj?

Është trajneri që më ka masakruar më shumë se kushdo, por në të njëjtën kohë ai që më ndryshoi totalisht. Jo vetëm në mënyrën e të luajturit, por edhe në mentalitet. Më dha një tjetër filozofi, tjetër vizion dhe mendim. Më zgjonte nga gjumi dhe më masakronte çdo ditë. Nuk arrija ta kuptoja se çfarë donte, por ishte loja e tij e duhur për të më transformu­ar. Një ditë isha numri një, ditën tjetër një katrahurë. Ajo që Kapelo më bënte ishte benzina ime për të shtyrë që të jepja më shumë dhe vetëm falë tij unë çdo ditë e më pas doja që të tregoja se isha më i forti se kushdo tjetër.

Si e kujtoni ardhjen te Milani në 2010-ën?

Të lija Barcelonën për Milanin ishte shumë e bukur. Milani ishte një tjetër botë se si punohej dhe mua më shtynë që të jepja më shumë për ta, vetëm duke më bërë të ndihesha si në shtëpi. Sa herë që hyja në “Milanelo”, nuk kisha dëshirë që të largohesha me shpejtësi, pasi fundja isha në shtëpinë time.

Si ju duket tashmë ky Milan i vogëlushëv­e të Piolit?

Janë mirë, kanë dëshirë të madhe dhe janë të gjithë në

dispozicio­n për të dhënë më shumë. Në fushë sillen ndryshe tani, pasi kanë fituar më tepër besim. Më vjen keq që aktualisht nuk jam me ata në fushë, por kur u bashkohem edhe unë, Milani di se si të ngjallë frikë.

Po marrëdhëni­a juaj me Milanin, si është?

E bukur si me të gjithë, pasi unë jam këtu për t’i ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse kam kohë, e ndihmoj Paolon edhe me punët e tij në zyrë. Maldini është rritur si drejtues dhe po bën gjëra të mëdha. Është një person që nuk fshihet dhe u flet të

gjithëve gjatë stërvitjev­e. Një figurë si ai të jep gjithmonë presionin e duhur për të sjellë rezultatet, por më pëlqejnë edhe Masara e Gazidhis, pasi janë shumë të disponuesh­ëm.

Cila do të jetë e ardhmja e Zlatanit?

Dua të vazhdoj të luaj sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk mendoj se ora ime për të thënë lamtumirë ka ardhur, pasi jo vetëm nuk ankohem që shkoj çdo ditë në stërvitje, por brenda meje ndihem më i forti në botë. E di se sërish mund të sjellë fitore dhe festë te tifozët. Në 1 vit e gjysmë këtu e keni parë të gjithë ndryshimin që

kam sjellë besoj. Dhe Milani për mua meriton që të kthehet sa më shpejt aty ku i takon dhe unë dua që këtë sfidë të vështirë e të bukur ta fitoj.

Cila është filozofia juaj?

Të mos kënaqesh kurrë. Këtë po u mësoj edhe fëmijëve të mi. Gjithçka nis në kokë. Kur fiton një trofe, kërkon shpejt edhe të dytin dhe dua që sivjet të nisim të ngremë ndonjë me Milanin, pasi kjo do të shpërblent­e edhe punë time dhe të skuadrës.

Pra, Zlatani nuk është ende i ngopur?

Jo. Një futbollist duhet të jetë gjithmonë i uritur, por unë

përveç kësaj dua që të eci çdo ditë mbi zjarr, që të ndihem i gjallë.

Çfarë u premtoni tifozëve si dhuratë?

Dua t’i falënderoj, pasi janë pjesë e shtëpisë sime, e shtëpisë sonë. Kur të kthehem, u premtoj se do të jemi të frikshëm dhe do të bëj që të kërcënojnë 80 mijë të pranishëm në “San Siro”.

Cili është sekreti juaj?

Nuk ekzistojnë sekrete. Puna e rëndë shpërblen gjithçka. Në botën tonë duhet të stërvitesh dhe kaq. Ndoshta, sekreti i vetëm qëndron te flokët e mi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania