Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6 - Nuk bën pritje të mëdha, por duket qartë se ka fituar siguri.

DANILO 6 - Nuk bën gabime të mëdha, por në disa momente humbi kthjelltës­inë.

DE LIGT 7 - Shumë ndërhyrje decizive në mbrojtje, sidomos në pjesën e parë. Përveç detyrave në fushë, Alegri i ka rritur edhe personalit­etin.

KIELINI 7 - Konfirmohe­t "profesori", të cilin Alegri nuk donte ta humbte, edhe pas rikthimit të tij të në Torino. Intensitet, vëmendje dhe shumë aksione të paraprira. Një monument kulture sportive!

SANDRO 6 - Në pjesën e parë shokët e shpallën në kërkim, pasi nuk dihej ku po luante. Por në të dytën tërbohet, duke flirtuar me golin, por edhe duke qenë i pakapshëm në korsinë e tij.

BERNARDESK­I 5.5 - Bën një punë perfekte në detyrat mbrojtëse, por nuk dhuron shkëndija në fazën sulmuese, si ndaj Çelsit. Në të 80-ën Kulusevski (nota 6.5), i cili shton panikun në zonën e Torinos, por godet edhe shtyllën në fund, pasi Juvja kishte gjetur avantazhin.

MEKENI 5 - I pasaktë dhe shpërdoron keq të paktën dy raste flagrante. Alegri kërkon nga ai më shumë gola, por nëse ritmi i tij nuk ndryshon, amerikani mund të përgatisë valixhet që në janar.

LOKATELI 7.5 - Në mesfushë është i vetmi që ka pak fosfor në këmbët e tij, por në pjesën e dytë, kur Juventusi kaloi në modaliteti­n ofensiv, edhe Manueli u bë një armë vrastare, duke gjetur edhe golin e fitores.

RABIO 5 - Ashtu si me Çelsin, sërish disa pasime elementare të gabuara, në situata që Juvja mund t'i paguante shtrenjtë. Ndoshta, bonuset e besimit që Alegri ka tek ai janë drejt fundit!

KIEZA 6.5 - Në një Juve pa disiplinë në pjesën e parë, edhe një si Kieza u duk një lojtar mesatar. Por në fraksionin e tyre, ai gjen xhirot e duhura në këmbët e tij dhe pasi tenton disa herë portën, gjen pasimin deciziv për golin e Lokatelit. Në të 89-ën Kaio Zhorzh (pa notë).

KEN 5 - Bremer e fut në xhep që në fillim sulmuesin dhe Alegri merr menjëherë masat. Në të 46-ën Kuadrado (nota 6.5), me kolumbiani­n që ishte iniciator i ndryshimit drastik të Juves në pjesën e dytë. Përveç krosimeve dhe shpejtësis­ë, pa t'i mohohej edhe një penallti.

TRAJNERI ALEGRI 6.5 - Juvja po ringrihet nga e para. Ana taktike është përmirësua­r ndjeshëm, cinizmi përpara portës gjithashtu, por kush kërkon spektakël, atëherë bën mirë të ndërrojë kanal...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania