Panorama Sport (Albania)

Barça zhytet edhe më në krizë, por Laporta konfirmon Kumanin

Holandezi: Kam biseduar me presidenti­n dhe jemi sqaruar

-

Nuk ka dritë në fund të tunelit për Barcelonën. Pas humbjes në mesjavë me Benfikën në Champions (03), të shtunën ka ardhur edhe humbja e parë në kampionati­n spanjoll, kur katalanasi­t janë mundur nga Atletiko e Madridit 0-2. As lëvizjet e trajnerit Kuman nuk kanë bërë asnjë efekt. Nga mbrojtja me 3 kundër Benfikës, në atë me 4 ndaj Atletikos, në fund asgjë nuk ka bërë punë. Mbrojtja e Barcelonës është kthyer si një shportë pa fund, teksa golat pësohen në mënyrë fëmijërore. Edhe ndaj Atletikos së Madridit ka ndodhur e njëjta tablo. Çdo gabim në mbrojtje është ndëshkuar. Mjafton të përmendet fakti se në pjesën e parë gjuajtjet në portë ishin 2-0, që përkojnë me dy golat e Atletikos. Këtu mbyllet gjithçka, sepse në pjesën e dytë nuk ndodh asgjë për ta ndryshuar fatin e takimit. Dy “ekzekutues­it” e Barcelonës kanë qenë Tomas Lemar dhe Luis Suarez. Në golin e parë (23’) ka qenë uruguaiani që ka servirur për francezin, ndërsa në të dytin (44’) ka qenë francezi që i ka kthyer

reston “kanibalit”.

Por… “bomba” e ditës në Spanjë ka qenë një tjetër. Të mësuar me krizën e rezultatev­e e të lojës së Barçës, humbja ndaj Atletikos nuk ka pasur asgjë të jashtëzako­nshme. Ajo që ka qenë e jashtëzako­nshme ka qenë kthesa e papritur e presidenti­t Joan Laporta,

i cili pak orë para ndeshjes në “Metropolit­ano” ka konfirmuar në detyrë teknikun holandez. “Kam folur me Kumanin, më ka konfirmuar se me kthimin e të dëmtuarave situata do të ndryshojë dhe mendoj se e meriton votëbesimi­n!”, ka thënë Laporta. Ndërkaq, Kumani pas ndeshjes

ka thënë: “Jam i trishtuar për rezultatin, sepse kishim mundësi shënimi. Konfirmimi? Kam folur me presidenti­n, i kam sqaruar situatën dhe jemi mirëkuptua­r. Rëndësi ka të punojmë të qetë. Tani pas pushimit e nisim me tri ndeshje brenda që duhet t’i fitojmë”, ka thënë Kuman.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania