Panorama Sport (Albania)

Gol dhe polemika, Suarez zhyt katalanasi­t

-

“Kur isha te Barcelona bënë të pamundurën të më largonin. Më trajtuan si të isha 15 vjeç”. Ka qenë kjo deklarata e Luis Suarezit një ditë para sfidës mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës. Në fund fusha i ka buzëqeshur uruguaiani­t, i cili e ka servirur në fushë hakmarrjen e tij. Sulmuesi i Atletikos ka qenë njeriu i ndeshjes me një gol dhe një asist në suksesin 2-0 të “Colchonero­s”. Gjithsesi, siç e kishte deklaruar dhe më parë, ai nuk ka dashur të ofendojë ish-ekipin e tij duke mos festuar golin e vet. Pavarësish­t se dëshira ka qenë e madhe për të festuar, ai është përmbajtur, edhe pse fillimisht gjesti i tij ka shkaktuar polemika, që i ka sqaruar pas ndeshjes. Në momentin e golit, Suarez ka bërë një gjest për t’i kërkuar ndjesë tifozëve të Barçës për largimin e tij nga “Camp Nou”. “Jam i kënaqur për fitoren e Atletikos. Unë jam profesioni­st dhe do të bëj gjithçka për ekipin me të cilin luaj. Natyrisht që Barcelona është një rival i veçantë për mua, sepse kam kaluar një periudhë të shkëlqyer atje, por detyra më shtyn të bëj më të mirën për ekipin, fanellën e të cilit e mbaj veshur”, ka thënë Suarez.

NDJESA – Luis Suarez ka shpjeguar më tej gjestin e ndjesës pas shënimit të golit të parë. “E kisha planifikua­r se si do të festoja në rast se do të shënoja. Me atë gjest i kam kërkuar ndjesë tifozërisë së Barcelonës, për respektin ndaj tyre, për dashurinë dhe për momentet e bukura që kam kaluar me ta”, ka thënë Luis Suarez. TELEFONI – Por festimi i Luis Suarezit kishte dhe një gjest tjetër, atë të “telefonit”. Fillimisht ai krijoi jo pak debate duke qenë se u mor si një mesazh drejtuar trajnerit të Barçës, Ronald Kuman. Por uruguaiani ka sqaruar gjithçka pas ndeshjes. “Gjesti im nuk ka lidhje aspak me trajnerin e Barcelonës. Nuk kam asgjë ndaj tij”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania