Panorama Sport (Albania)

Keidi Bare dhe Espanjoli e kthejnë në ferr javën e Realit

Humbja e dytë brenda javës për ekipin e Ançelotit

- Përgatiti: LEDJO SERFERKOLL­I

Keidi Bare dhe Es panjoli i tij i kanë bërë një tjetër surprizë të pakëndshme Realit të Madridit duke i mundur në Barcelonë me shifrat 2-12. Mesfushori i kombëtares sonë ka qenë protagonis­t në fitoren e djeshme me një paraqitje mbresëlënë­se. Ai ka luajtur për 90 minuta duke dhënë asistin e golit të parë dhe “çmendur” Kamavingën e duke e detyruar trajnerin Ançeloti ta zëvendësoj­ë në pushimin mes dy pjesëve. Për Realin e Madridit kjo ka qenë një javë e mbrapshtë. Pas humbjes së pabesueshm­e në mesjavë kundër Sherifit të Tiraspolit në Champions, dje në Barcelonë ka ardhur humbja e dytë në pak ditë. Për skuadrën e Ançelotit kjo ishte dhe humbja e parë në La Liga në këtë sezon, teksa mediat në Madrid kanë nisur të flasin për një krizë edhe në

radhët e Realit. Edhe këtë herë ka qenë mbrojtja ajo që ka lënë në baltë Realin, me gabime që janë ndëshkuar, teksa humbja mund të kish qenë edhe më e thellë për madrilenët, pasi Espanjoli ka shpërdorua­r shumë raste për shënim. Nga ana e vet Reali është kujtuar shumë vonë për të reaguar dhe vetëm Benzema nuk mjafton.

NDESHJA - Espanjoli e ka

nisur me gol takimin, teksa në minutën e 17-të një ishmadrile­n, De Tomas ka përfituar nga një gabim në mbrojtjen e Realit (Alaba) dhe nuk ka falur. Goli i pësuar ka ç’orientuar edhe më shumë Realin, që ka provuar të reagojë, por pa kthjelltës­i përpara. Në mesfushë Keidi Bare ka qenë një “luan” duke bërë gjithçka. As pushimi nuk ka bërë efekt për Realin, që në gabimin e dytë në mbrojtje – këtë herë nga Naço - është ndëshkuar sërish, këtë herë nga Aleiksh Vidal. Ançeloti bën gjithçka për të hapur ndeshjen, por rrezikon të pësojë më shumë. Vetëm Benzema përpiqet ta nxjerrë nga balta ekipin, por as goli i tij nuk ndryshon fatin e vendosur të takimit. Bare e Espanjoli zhysin Realin në krizë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania