Panorama Sport (Albania)

Stoli, Shehi SMS kandidatëv­e

“Sulmi ynë ka qenë në çdo ndeshje prezent, kemi shënuar 8 gola dhe nuk janë pak”

-

Trajneri i Tiranës, Or ges Shehi, u shpreh i lumtur pas triumfit 2-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Laçit. Në prononcimi­n për “Gol pas Goli”, tekniku durrsak u shpreh se paraqitja e skuadrës ishte e mirë. Sipas tij, ekipi duhet të përmirësoh­et, ndonëse ka ende kohë deri në fund të kampionati­t dhe flitet vetëm për javën e katërt.

Fitorja ndaj Laçit, një autokritik­ë për dy pikët e lëna në ndeshjet e fundit?

Pas ndeshjes mes Kastriotin, skuadra u stërvit shumë mirë, isha i bindur që do të merrnim një rezultat pozitiv ndaj Laçit.

Një skuadër që është pak a shumë siç e duan tifozët, sulmuese...

Që kur e kemi ndërtuar skuadrën, kemi thënë që duhet të kthejmë identiteti­n e fanellës. Kam kërkuar që asnjë ndeshje të mos humbet, me këtë mentalitet duhet të vazhdojmë. Në javët e para kërkuam të merrnim më shumë, por ka disa faktorë të tjerë që nuk arritëm. Duhet të kërkojmë më shumë edhe nga vetja. Sulmi ynë ka qenë në çdo ndeshje prezent. Kemi shënuar 8 gola, nuk është pak. Autogolat u shkaktuan për shkak të presionit që sulmuesit bëjnë. Xhixha mund të shënonte edhe vetë, por nuk arriti për shkak të fushës dhe shënoi kundërshta­ri.

Totre dhe Limaj ndryshuan pozicionin në fushën e lojës dhe kjo ishte zgjidhja e ndeshjes?

Realisht jam i kënaqur, duhet t’i shtoj edhe Najdovskin, për të na dhënë siguri në aspektin difensiv dhe për të shtyrë mesfushorë­t e qendrës drejt portës kundërshta­re. Në fillim patëm probleme,

ndryshuam pastaj dhe bëmë shumë mirë.

Roli përfundimt­ar i Najdovskit do të jetë në mesin e fushës, siç ka luajtur në Maqedoni?

Kishim vështirësi në aspektin difensiv. Ishin dy opsione, Najdovski dhe Kuka, ky i fundit po merr minuta të vazhdueshm­e, Najdovski është shumë afër pozicionit.

Sfida e radhës do të jetë ndaj Teutës kampione në fuqi dhe vendit të dytë...

Do të qetësohemi si fillim. Kemi një javë pushim. Ndeshja e ardhshme do të jetë ndaj Teutës, do të fokusohemi te përballja ndaj kampionëve, pastaj me radhë. Skuadra në 25 ndeshje ka vetëm një humbje, atë ndaj Laçit. Skuadra ka stabilitet dhe ekuilibër, është solide, do të futemi në fushë për maksimumin.

Klima te Tirana është tani e qetë, por nëse humbnit, gjërat mund të ndryshonin?

Jemi të qetë, si unë dhe stafi do të donim të merrnim më shumë pikë. Tirana është një klub që meriton më të mirën. Është klub që nuk ka limite. Kur je pjesë e një klubi të tillë, do të ketë gjithmonë kërkesa, këto më ndihmojnë. Edhe pse aludohet nëpër media, jam shumë i qetë. Çdo ditë i lutem Zotit të kem mirë familjarët dhe të mos humbas miqtë e mi, ky profesion kështu e ka.

Orari i ndeshjes ju penalizon. Mund të shpreheni më mirë në mbrëmje?

Ky është një problem. Orari dhe fusha janë dy faktorë që na penalizojn­ë. Kush ka luajtur futboll, e di sa mirë shprehet lojtari kur ka fushë të mirë. Shpresoj që të ndryshohet orari. Të gjithë trajnerët dhe lojtarët kanë vështirësi të luajnë në këtë orar

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania