Panorama Sport (Albania)

Prestige, tjetër goleadë në FSHF Sunday League Albania

11-0 ndaj Royals, vjen edhe fitorja e dytë sezonale

-

Prestige ka siguruar fitoren e dytë sezonale në po kaq takime në FSHF Sunday League Albania, teksa mbrëmjen e djeshme ka regjistrua­r goleadën e radhës në këtë kompeticio­n duke triumfuar me rezultatin e jashtëzako­nshëm 11-0 ndaj skuadrës Royals. Një ndeshje pa shumë histori, e dominuar që nga minuta e parë e deri në fund nga Prestige, ku spikati Xhunga. Ky i fundit, ndonëse u aktivizua vetëm në pjesën e dytë arriti të realizojë plot 5 gola. Ndeshja- Shifrat u zhbllokuan në minutën e 7-të, me Allmetën

që shkarkoi një të djathtë nga distanca, duke e ndalur topin në trekëndësh. Vasha shënoi të dytin pas një asisti të Lleshit. Allmeta realizoi të dytin personal duke i thelluar shifrat në 3-0. Dopietë edhe për Vashën që finalizoi nga një distancë e afërt për golin e katërt. Më pas,

Lleshi shërbeu bukur për Kurpalin, teksa ky i fundit realizoi golin e pestë. Në pjesën e dytë Prestige bëri shumë ndryshime në formacion, ndërsa u aktivizua edhe kapiteni Fatmir Hysenbelli­u. Prestige e ktheu ndeshjen më tepër në një takim stërvitor, teksa qarkullont­e topin me shumë lehtësi në gjysmëfush­ën kundërshta­re. Xhunga u tregua shumë i saktë në metrat e fundit dhe e gjeti rrugën e rrjetës 5 herë duke finalizuar me sukses aksionet e skuadrës. Emrin në listën e golashënue­sve të takimit e regjistroi gjithashtu edhe Neziri. Kujtojmë që Prestige mban një rekord të jashtëzako­nshëm në Sunday League, teksa po luan edicionin e tretë radhazi, ende pa pësuar asnjë humbje në kohën e rregullt në këtë kompeticio­n. Siç dihet, Prestige u shpall kampione në SLA1, ndërsa u ndal vetëm nga ruleta e penalltive në finalen e edicionit të kaluar. Prestige është kthyer në një pikë referimi për të gjitha skuadrat e futbollit amator në vendin tonë duke bërë që ky sport të zhvillohet dhe të masivizohe­t çdo vit e më shumë. Një skuadër e organizuar deri në detaje dhe e kompletuar me staf të plotë, në nivele madje më të larta edhe se shumë ekipe profesioni­ste.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania