Panorama Sport (Albania)

CR7 dhe Runi sërish në ekip, por janë fëmijët

-

Imagjinoni të jesh një trajner i të rinjve dhe të gjesh në të njëjtën skuadër Runin dhe Ronaldon. Sigurisht, skenari është ai i Mançester Junajtidit dhe talenteve që kalojnë çdo ditë dhe veshin të njëjtat ngjyra të "Djajve" të rritur. Por, dy mbiemrat bëjnë njëfarë efekti. Uejn Runi, golashënue­si më i mirë i historisë së klubit, sot drejton Derbi Kauntin, Kristiano Ronaldo feston ende në fushë golat me fanellën e Mançesteri­t. Dhe dy djemtë e tyre luajnë së bashku me ekipin U-12 të Junajtidit.

BABAI - Uejn dhe CR7 kanë lindur të dy në 1985, me 8 muaj diferencë (anglezi më i vogël). Së bashku kanë luajtur 206 ndeshje me fanellën e kuqe, 2004-2009, duke i dhënë 25 asiste njëri-tjetrit dhe ndarë 15 mijë minuta gjatë të cilave kanë fituar 3 herë Premier Ligën, Champions-in, dy Kupa Lige, Superkupën e Anglisë dhe Botërorin e Klubeve. Ndeshja e fundit e tyre ishte humbja e dhimbshme në finalen e Champions-it kundër Barcelonës në Romë. Pastaj Ronaldo u transferua në Madrid. Si kundërshta­rë, ata janë përballur 7 herë në total mes tyre dhe portugezi nuk ka humbur kurrë. Runi nuk i ka shënuar kurrë në këto duele. TRASHËGIMT­ARËT - Edhe djemtë e tyre kanë një diferencë moshe prej 8 muajsh. Kai Runi ka lindur në nëntor 2009, ndërsa Kristiano Zhunior është i korrikut 2010. Të dy janë në klub prej pak kohësh. Anglezi erdhi në dhjetor, ndërsa portugezi ndoqi babain pasi u largua nga Torinoja. Në javën e fundit të kampionati­t, skuadra e tyre ishte protagonis­te e një humbjeje dramatike kundër Liverpulit, 5-4. Por ai që mbajti gjallë skuadrën e "Djajve", ishte pikërisht Kai, i cili shënoi katër gola. Për momentin, konkurrenc­a e shëndetshm­e mes dy talenteve flet në favor të mini-runit. Por më pas do ta tregojë koha se si do të shkojë ecuria e tyre. Gjithsesi, objektivi është që ata të rriten të qetë, larg presionit. Kuriozitet­i është i madh. Kush do të arrijë të ecë në gjurmët e babait?

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania