Panorama Sport (Albania)

Zhan Viktor: Skënderbeu, gati për fitoren e parë

Mesfushori brazilian: Kemi një ekip kompakt

-

Skënderbeu kërkon të marrë fitoren e parë dhe kjo për këtë skuadër në këtë moment është shumë e rëndësishm­e. "Ndoshta një presion i tillë na bën që të vuajmë humbjen e rasteve të krijuara para porte". Ky është mendimi i mesfushori­t brazilian të korçarëve, Zhan Viktor. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", Viktor flet për ekipin këtë sezon dhe pritshmëri­të në javët e ardhshme, ku sipas tij ndeshja me Kastriotin në transfertë është mjaft e rëndësishm­e për të hedhur një hap para dhe për t'i shpëtuar fundit të renditjes në këtë fillim sezoni.

Nga ana tjetër, braziliani bën me dije se tri pikë në katër javët e para nuk janë për t'u bërë dramë, pasi të gjithë ekipet kanë pasur pothuajse të njëjtën ecuri. "Këtë sezon e shohim se jemi shumë ndryshe nga një vit më parë, pavarësish­t se rezultatet nuk kanë qenë ato

që të gjithë prisnim. Gjithsesi, kemi luajtur ndeshje të vështira dhe jemi paraqitur mirë. Ndoshta mungesa e fitores së parë sezonale na fut paksa në presion të rezultatit dhe shpërdoroj­më shumë pasi në momente të caktuara nuk jemi të qetë. Mendoj se është diçka kalimtare dhe gjithçka do të kalojë me kalimin e javëve dhe fitimin e sigurisë. Këtë sezon jemi një grup cilësor që kemi luajtur bashkë më gjatë dhe mendoj se e njohim më mirë njëri-tjetrin. Kjo na jep siguri dhe vijimësi për të vazhduar me këto paraqitje. Mendoj se ndeshja e radhës është shumë e rëndësishm­e për ne dhe jam i bindur se kjo do të përkojë me fitoren e parë sezonale. E them këtë, pasi ndaj Kastriotit luajmë një ndeshje direkte dhe do të duhet të tregojmë se jemi më lart se pozicioni që kemi në renditje", ka thënë fillimisht Viktori. KAMPIONATI - Mesfushori mendon

se 3 pikë në katër takime nuk janë keq duke parë rivalët. "Nuk besoj se është problem një ecuri e tillë me tri barazime në ndeshjet e para të sezonit. Kemi tri pikë në katër javë dhe shumë e shohin si problem një gjë të tillë. Por duke parë që thuajse të njëjtën situatë dhe rrugëtim kanë edhe shumë ekipe në këtë sezon besoj se nuk është një problemati­kë vetëm e jona". MORAES - I pyetur për bashkëkomb­ësin e tij, Agnaldo Moraes, ai nuk e fsheh optimizmin dhe vlerësimin për të. I ardhur së fundmi në ekip, Viktor beson se Moraes do të jetë një armë plus për Skënderbeu­n në këtë sezon. "Po, kam folur edhe disa ditë para se të vinte në Korçë. Më ka pyetur për klubin dhe ambientin. Jam i lumtur që ka ardhur, pasi është një lojtar cilësor. Ka bërë mirë një sezon më parë dhe e njeh kampionati­n tonë. Besoj se do të na ndihmojë shumë", përfundoi Viktori. LLAZI SARO

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania