Panorama Sport (Albania)

Milani me sytë nga Letonia, në shënjestër është Noa Lang

Maldini, i dashuruar me sulmuesin holandez

-

Shenja të veçanta? Sy blu, tatuazhe me shumicë dhe titulli i “Talentit Holandez të Vitit” fituar në Belgjikë në 2021-shin, pasi vërtet i tillë është. Dhe për t’i përforcuar të gjitha këto, mjafton të thuash se Paolo Maldini është thjesht i dashuruar me lojtarin holandez, aq sa dje në faqet e “De telegraaf” përflitet se ndoshta drejtori sportiv kuqezi, Frederik Masara, pritet që të udhëtojë sot në Letoni, aty ku “Tulipanët” do të luajnë ndeshjen e tyre të radhës eliminator­e. Por për këtë po flasim? Bëhet fjalë për Noa Lang, sulmuesin 22vjeçar që luan në radhët e belgëve të Klub Bryzhit, i cili në debutimin e tij në ndeshjet e grupeve të Ligës së Kampioneve, ra në sy edhe më shumë sesa Lionel Mesi. Po, pikërisht kështu, sepse në fund të barazimit 1-1 mes Bryzhit dhe PSGSË, ishte Noa Lang ai që u shpall lojtari i ndeshjes dhe na falni nëse është pak, duke marrë parasysh se përballë kishte përveç Lionel Mesit edhe Kilië Mbapenë dhe Nejmarin. Por a mjaftojnë të gjitha këto për të përfunduar elozhet për objektivin e radhës së “Djallit”? Jo, sepse ky sulmues me pamje prej rebeli, ndonëse edhe në sjellje në të kaluarën e tij ka pasur jo pak probleme, është vërtet një futbollist fantastik, me Paolo Maldinin i cili ka kohë që e ndjek por tani më shumë se kurrë po prori jektonin edhe planin për ta paketuar dhe për ta sjellë në “Milanelo”. Lang është i dashuruar me Ajaksin, por mes skuadrave të moshave dhe debutimit me ekipin e parë, ai shpesh ka shfaqur mjaft kapriço dhe fakti që te “Harkëtarët” nuk i dhanë një rol titullari, ai u rebelua shpeshherë, përpara se në dhjetor 2019 të kërkonte të huazohej te Tuente, ku i mjaftoi ndeshja e parë për të thyer një rekord historik të klubit. Noa Lang realizoi një tripletë që në debutim për Tuenten, diçka që askush nuk e kishte bërë në 60 vite, por kaq mjaftoi që edhe Bryzhi ta blinte, por mbi të gjitha e rilindi, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë karakteria­l, aq sa sezonin e kaluar numëroi 17 gola të shënuar. Këtë sezon e ka nisur gjithashtu mirë duke shënuar 4 gola në 14 prezenca (21 gola dhe 15 asiste në dy sezonet e fundit me belgët), por luan më shumë si fantazist sesa si sulmues i parë, cilësi kamaleonti­ke këto që i kanë pëlqyer shumë edhe trajnerit të të Holandës, Luis van Gal, i cili ka vendosur ta shpërblejë talentin e tij dhe pse jo, sot pritet që ai të ketë një shans si titullar në Letoni. Dhe në Riga, përveç holandezëv­e që do të bëjnë tifozllëk për kombëtaren e tyre, do të jenë të drejtuar edhe sytë e milanistëv­e Paolo Maldini dhe Frederik Masara.

 ?? ?? Noa Lang, sulmuesi 22-vjeçar
Noa Lang, sulmuesi 22-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania