Panorama Sport (Albania)

Projektohe­t ekipi i ëndrrave, Konte në stol

-

Trajneri Stiv Brus është i pari që pritet të sakrifikoh­et në projektin e ri të Njukasëlli­t. Mediat angleze raportojnë se ai pritet të shkarkohet menjëherë. Edi Hau, Grim Sunes dhe Kris Uajlder janë mes emrave favoritë për ta zëvendësua­r, por në listën e kandidatëv­e përmenden edhe emra luksi, duke nisur nga ai i Antonio Kontes. Ishtrajner­i i Interit aktualisht po punon si opinionist në "Sky Sport Italia" dhe kompanitë e basteve e kuotojnë me 6 mundësinë që ai të ulet në stolin e "St. James's Park". 8.5 kuotohet rikthimi i Rafa Benitezit. Trajneri spanjoll, i cili aktualisht është në stolin e Evertonit, dashurohet nga tifozët e "Qymyrxhinj­ve" për punën që ai bëri për 3 vite në stolin e skuadrës. Karriera e 61-vjeçarit në "Goodison Park" po shkon mirë, por ai nuk do t'i thoshte jo një projekti kaq joshës. I treti në listë është ish-trajneri i Çelsit, Frenk Lampard. Legjenda e bluve të Londrës është i papunë që prej muajit janar, pasi u zëvendësua nga Tomas Tuhel në "Stamford Bridge" dhe ka thënë se është gati për t'u rikthyer në një aventurë të re dhe është duke pritur mundësinë e duhur. Në këtë listë nuk mungon as Zhoze Murinjo, i cili e dashuron Premier Ligën dhe pavarësish­t se sapo ka nisur një projekt të ri te Roma, mund të joshet për t'iu treguar edhe njëherë të gjithëve se ditët e tij më të bukura nuk i takojnë së shkuarës. Dhe i fundit në listë është trajneri i Italisë, Roberto Mançini. Pasi fitoi Europianin me "axurrët", ish-trajneri i Sitit e përmbushi misionin e tij dhe mund të provojë të rinisë punën e përditshme në stolin e një klubi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania