Panorama Sport (Albania)

Rosi: Treni i fundit për ne, bëjmë gjithçka për të fituar

Trajneri i Hungarisë: I respektojm­ë, duam 3 pikë

-

Në konferencë për shtyp ka dalë edhe trajneri i Hungarisë, Marko Rosi, i cili foli për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Italiani theksoi se Shqipëria ka 12 lojtarë që luajnë në Top Liga Europiane përkundrej­t 4 të Hungarisë. Gjithashtu tregoi se kjo ndeshje është mundësia e vetme e hungarezëv­e për të mbajtur gjallë shpresën për një kualifikim.

Si e shihni ndeshjen ndaj Shqipërisë, vjen edhe më e fortë?

Unë e kam thënë edhe kur mësuam emrat e grupit ku jemi se Shqipëria është një skuadër që ka 12 futbollist­ë që luajnë në Top Liga, në Itali, Spanjë, Angli. Hungaria nuk e ka këtë numër, por ka vetëm 4. Çfarë do të thotë kjo? Që duhet të humbim, të kemi frikë. Jam i bindur që do të luajmë si të barabartë, por nuk duhet të mendojmë se Hungaria është më e fortë se Shqipëria vetëm se është më lart në renditjen e FIFA-S. Hungaria është përpara në renditje sepse në tri vitet e fundit ka arritur rezultate më të mira. I respektojm­ë si skuadër, por duhet të them që nuk kemi aspak frikë nga ata, pastaj rezultatin e përcaktojn­ë shumë faktorë. Shpresoj të kemi fatin në Çfarë duhet të ndryshojmë nga humbja në Elbasan?

Duhet të tregohemi më agresivë dhe dinamikë. Këto janë kryesoret. Gjithashtu duhet të përmirësoj­më vendosjen në pjesën e mbrojtjes, duhet të tregojmë më shumë personalit­et në disa situata. Gjithsecil­i duhet të marrë përgjegjës­inë që të vrapojmë më shumë se kundërshta­ri dhe ta zhvillojmë lojën në gjysmëfush­ën e tyre. Kemi nevojë të përmirësoh­emi 360 gradë në aspektin taktik dhe në fazën e zotërimit të topit.

Sa shanse ka Hungaria për t’u kualifikua­r?

Di të them se për ne ndeshja ndaj Shqipërisë është mundësia e fundit që kemi për të mbajtur gjallë shpresën për t’u kualifikua­r. Do të bëjmë gjithçka për të fituar, por është një kundërshta­r që duhet t’ia bëjmë llogaritë në fushë. Nëse ju kujtohet, kam thënë se Anglia do të jetë për vendin e parë, Polonia është forca e dytë e grupit dhe pastaj jemi ne me Shqipërinë. Duhet ta shohim ashtu siç është.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania