Panorama Sport (Albania)

Berisha: Vijmë si favoritë, gati t’i mundim sërish

“Kemi dëshmuar që mund të bëjmë gjëra të mëdha”

- KRISTI SEJATLLARI

Në konferencë­n për shtyp përpara ndeshjes së sotme ka folur edhe kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha. Portieri si një nga lojtarët më me eksperienc­ë në skuadër ka theksuar se duhet të koncentroh­emi te ndeshja, gjithashtu, beson se ky ekip mund të bëjë gjëra të mëdha. Gardiani ka folur edhe për Hungarinë ku ka thënë se nuk ka ndonjë yll në skuadër, por luajnë të gjithë si grup. Berisha paralajmër­on se skuadra duhet të vazhdojë më të njëjtin ritëm si dy ndeshjet e fundit për të mbajtur vendin e dytë në grup dhe për të shpresuar për një kualifikim në Botërorin e 2022-shit.

Luhet pa tifozë, na favorizon ky fakt?

Të them të drejtën kemi luajtur dy vite pa tifozë dhe me siguri ka qenë një trishtim, tani sa u kthyen do të luajmë prapë pa tifozë.

Mendoj se futbolli është për tifozët, ne kënaqemi më shumë me ta, gjithsesi jemi të koncentrua­r vetëm për ndeshjen dhe jo më shumë për mungesën e tifozëve.

Vijmë nga dy ndeshje të mira, mund ta vazhdojmë aty ku e lamë?

Mendoj që dy ndeshjet e fundit na kanë ndihmuar shumë, sepse kemi parë edhe nivelin e kundërshta­rit. Mund të bëjmë gjëra të mëdha, e kemi dëshmuar këtë, loja me Hungarinë na ka dhënë shumë vetëbesim, shpresoj të jetë fitorja e radhës, kështu i afrohemi ëndrrës tonë për kualifikim dhe që të përballemi me Poloninë me moralin lart.

Cilat janë pikat më të forta te Hungaria, çfarë prisni nesër dhe çfarë keni përfituar nga fitorja e parë në Elbasan?

Hungaria ka shumë kualitete në skuadër, arma e tyre është grupi. Ata nuk kanë ndonjë yll, por si ekip kanë bërë gjëra të mira. Është një ndeshje e vështirë për të dyja, ne kemi favorit rezultatin e parë. Gjithashtu, kemi bërë mirë në aspektin difensiv dhe në atë ofensiv ku kemi krijuar shumë raste. Shpresoj të vazhdojmë me

 ?? ?? Broja dhe Gjimshiti gjatë seancës së djeshme
Broja dhe Gjimshiti gjatë seancës së djeshme
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania