Panorama Sport (Albania)

Formacioni, surpriza është Çekiçi

Bajrami e Manaj e nisin nga stoli, mbrojtje me pesë dhe 2 shkatërrue­s ndaj Hungarisë

- JORGIS MEMO

Mbrojtje me pesë dhe dy shkatërrue­s në fushë që nga minuta e parë, por me shpresën te kundërsulm­et e shpejta për ta befasuar Hungarinë. Edhe pse Edi Reja deklaroi dje se ka dy dilema për formacioni­n, “Panorama Sport” zbulon se në stërvitjen e fundit në stadiumin “Pushkash Arena”, trajneri e ka ndarë mendjen për Endri Çekiçin dhe Myrto Uzunin nga minuta e parë. Reja ka lënë në stol Nedim Bajramin dhe Rei Manajn, pavarësish­t se me ata nisi të bënte prova me formacioni­n në stërvitjet e para të javës në Durrës. Me sa duket, italiani ka kuptuar se gjendja e mesfushori­t të Empolit dhe sulmuesit të Specias nuk është më e mira. Në këto kushte, forma që ka treguar në javën stërvitore Çekiçi dhe Uzuni, e kanë bindur trajnerin për t’u dhënë një fanellë titullari. Por si do të luajë sot Shqipëria në Budapest? Me kapitenin Berisha në portë, mbrojtja do të jetë me Hysajn në krahun e djathtë dhe Trashin në të majtë. Tri qendrat janë Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshti. Skema bëhet 5-32 në momentin që kuqezinjtë mbrohen, ndërsa kur kanë topin, kthehet në 3-5-2. Strategjia është e qartë, Shqipëria do të presë hungarezët, që sipas asaj që ka parashikua­r Reja për kundërshta­rët, do të hapen në kërkim të golit dhe natyrisht do të lënë hapësira mbrapa. Në këto kushte, cilësitë e Çekiçit, Uzunit dhe bomberit Cikalleshi do të shfrytëzoh­en maksimalis­ht. Në këtë periudhë dy lojtarët e Koniaspori­t në Turqi kanë bërë mirë, por e njëjta gjë mund të thuhet për beratasin që po shkëlqen te Ferencvaro­shi në Hungari. Mesfusha do të ketë si diga para mbrojtjes Gjasulën dhe Baren, të cilët kanë si detyrë të thyejnë sulmet e hungarezëv­e dhe të nisin shpejt topin. Afër tyre do të jetë Çekiçi, i cili përveç pasimit të saktë, ka edhe një goditje mjeshtëror­e me të dyja këmbët.

 ?? ??
 ?? ?? Uzuni dhe Çekiçi gjatë stërvitjes së fundit në Budapest
Uzuni dhe Çekiçi gjatë stërvitjes së fundit në Budapest

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania