Panorama Sport (Albania)

Shaland: Me formën e shtatorit, Kosova ia del

“Me Ibrën patëm probleme në Prishtinë, mungesat s’ndikojnë”

-

Kosova është sot mysafire e Suedisë dhe trajneri i përfaqësue­ses “Dardane”, Bernard Shaland, në konferencë për shtyp para ndeshjes me suedezët ka treguar pikat e forta të kundërshta­rit. Ai beson se Kosova do të vazhdojë me formën e mirë që treguan në shtator, ndonëse dihen forcat dhe vlerat e suedezëve. “Do të luajmë kundër një ekipi të fortë. Kemi luajtur në shtator ndeshje të mira dhe duam ta konfirmojm­ë formën që e kemi pasur. Është e qartë që Suedia është kundërshta­r shumë i fortë dhe këtë e ka treguar në të gjitha ndeshjet që ka luajtur, përfshirë edhe Kampionati­n Europian. Presim një ekip shumë të fortë në aspektin fizik dhe individual sepse ka lojtarë që mund ta bëjnë dallimin në ndeshje”, deklaroi fillimisht Shaland.

PRESIONI- Trajneri pohoi se takimi ndaj Suedisë ka presion, pasi sipas tij në stadiumin ku do të luajë Kosova është mundur edhe Spanja. “Edhe për këtë ndeshje ka presion sikurse në çdo takim tjetër. Do të luajmë kundër një ekipi që në të njëjtin stadium e ka mposhtur Spanjën dhe presioni është normal, jo vetëm në ekipin tonë, por për çdo skuadër tjetër”, vijoi trajneri i “Dardanëve”.

KUNDËRSHTA­RI- Në lidhje me përvojën e Suedisë dhe disnivelin mes dy skuadrave trajneri zviceran u shpreh: “Suedia ka përvojë dhe ka luajtur në shumë turne të mëdhenj. Po ashtu, lojtarët e Suedisë kanë luajtur edhe në Ligën e Kampionëve. Kështu që, për ta, dueli me Kosovën është një ndeshje normale. Ne duhet të jemi realistë. Mos të harrojmë se ne jemi Kosova. Suedia ka luajtur pothuajse çdoherë në Kampionate­t Europiane e Botërore. S’duhet të harrojmë kush jemi. Nuk mendoj se kundërshta­rët tonë frikësohen për të luajtur me ne”.

IBRA DHE LINDELOFNë fund ai u pyet edhe për mungesat e dy yjeve të kundërshta­rit, Zlatan Ibrahimovi­ç dhe Viktor Lindelof. Shalandi deklaroi se edhe pa këta dy lojtarë shumë të mirë Suedia është e fortë. “Me Ibrahimovi­çin kishim shumë probleme në Prishtinë, pasi loja zhvillohej me të, ndërsa ai dinte kur të bënte vertikaliz­ime dhe pasime të sakta. Edhe Lindelof është një lojtar i rëndësishë­m, por nuk besoj që këto mungesa do të ndikojnë te Suedia”, përfundoi trajneri i përfaqësue­s së Kosovës para duelit me Zvicrën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania