Panorama Sport (Albania)

Teuta më mirë se vjet, ja shifrat për ekipin e Martinit

Kampionët shënojnë më shumë dhe kanë më tepër pikë

- ZAMIR QYPI

Teuta e Edi Martinit po bën më mirë sesa starti i sezonit të kaluar. Durrsakët u “abonuan” me barazimet në fazën e parë të kampionati­t ku u shpallën kampionë pas plot 27 vitesh, por këtë sezon duket se fillimi ka qenë shumë më i mbarë. Këtë e thonë shifrat dhe nëse krahason ecurinë e skuadrës pas 4 javësh në sezonin e kaluar me atë që ka bërë këtë kampionat, rezulton se ka statistika pozitive në të gjitha aspektet. Më konkretish­t, pas katër ndeshjeve të para në sezonin e titullit, durrsakët grumbullua­n vetëm 6 pikë, që përkthehet në 1 fitore dhe 3 barazime. Golavarazh­i ka qenë vetëm 2 gola të shënuar dhe një i pësuar, në një kohë që skuadra pozicionoh­ej në vendin e katërt. Tashmë ky sezon është një tjetër histori për të besuarit e Martinit, pasi “djemtë e detit” kanë numra shumë më pozitivë. Në katër ndeshje kanë marrë 8 pikë, pra dy fitore dhe dy barazime. Ndërsa kanë arritur të shënojnë 5 gola dhe kanë pësuar 3. Element shqetësues në krahasim me vjet është vetëm fakti që skuadra ka pësuar më tepër gola. Në sezonin e titullit mbrojtja ka qenë pika më e fortë e Teutës, por këtë kampionat nuk janë më në përbërje emra si Renato Arapi dhe Rustem Hoxha. Ajo që ka më shumë rëndësi në këtë moment është fakti se Teuta ndodhet në krye të renditjes, me të njëjtën kuotë pikësh me Tiranën.

MUNGON DAJA, GATI IVANOVIÇ Bardheblut­ë janë rivali i radhës dhe do të kërkojnë të bëjnë shkëputjen. Pritet që ky takim, ku durrsakët janë pritës, të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinë­s. Një mundësi është edhe “Air Albania”, por për momentin nuk ka një konfirmim, pasi aty do të luhet Partizanik­ukësi. Gjithçka pritet të fiksohet të hënën nga klubi durrsak, në bashkëpuni­m edhe me sektorin e garave në FSHF. Skuadra durrsake po vijon normalisht përgatitje­t, teksa mungesa e vetme është ajo e qendërmbro­jtësit Adolf Selmani, i grumbullua­r me Kombëtaren U-21. Martini i gëzohet rikthimit të dy lojtarëve që kanë pasur probleme, pikërisht mbrojtësit Filip Ivanoviç dhe sulmuesit të krahut, Lorenco Vila. Ky i fundit nuk aktivizohe­t që prej Kupave të Europës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania