Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu ngeci pas pesë muajsh, Memelli leksion sulmit

Korçarët kishin realizuar në 10 takime radhazi

-

Barazimi pa gola i Skënderbeu­t javën që shkoi përballë Vllaznisë tashmë ka kaluar dhe është bërë objekt analizash dhe vlerësimes­h nga ana e klubit bardhekuq. Ky barazim ishte i pari pas një kohe relativish­t të gjatë që Skënderbeu nuk arrinte të shënonte të paktën një gol brenda 90 minutave. Në epokën e drejtimit të ekipit nga Migen Memelli, janë të pakta rastet kur korçarët nuk kanë shënuar të paktën një gol përgjatë një takimi, qoftë në humbje dhe natyrisht fitore, duke treguar se ekipi di të shënojë edhe në ditët e errëta. Me statistika në dorë, një ndeshje “shterpë” e korçarëve ndodhte para 5 muajsh apo saktësisht dhjetë ndeshje para. Ndeshja e fundit ka qenë ajo në transfertë me Laçin, që përfundoi 0-0 më 13 maj. Kjo tregon se në të gjitha ndeshjet e drejtuara nga Memelli, Skënderbeu ka qenë finalizues të paktën një herë dhe normalisht që diçka e tillë jep garanci për vazhdimësi­në, teksa e radhës është ndaj Kastriotit.

ANALIZA

Ndeshja e së shtunës së kaluar ka përfunduar edhe në analizë video nga ana e stafit teknik, për të parë gabimet dhe për të përmirësua­r manovrën. Duke përfituar edhe nga ditët e pushimit, trajneri Migen Memelli ka zgjedhur që të analizojë me detaje çdo problemati­kë të shfaqur nga ekipi i tij ndaj Vllaznisë, duke marrë kohën e nevojshme. Ditën e djeshme trajneri është marrë posaçërish­t me sulmin, duke u nisur edhe nga rastet e shumta të humbura në dy ndeshjet e fundit. Ndaj Egnatias dhe Vllaznisë, korçarët kanë humbur raste pa fund. Kjo ka qenë ajo që e ka shqetësuar më shumë trajnerin baradhekuq. Pasi u ka bërë analizë rreth mundësive të krijuara, gjithçka ka kaluar në praktikë, ku Memelli ka mbajtur të “gozhduar” ekipin para portës, me qëllim riparimin e mangësive goditëse të kuadratit. Nga ana tjetër, veç leksioneve për sulmuesit, Memelli u ka kërkuar edhe lojtarëve të linjës të jenë më prezentë dhe të shërbejnë më shumë me harkime në zonë. Në një formë të mirë është shfaqur Elvi Berisha, por klubi pret shumë më tepër edhe nga ganezët Mensah e Bismark. Ky i fundit duket se ka humbur vendin e titullarit dhe kjo tregon se konkurrenc­a është e madhe. LLAZI SARO

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania