Panorama Sport (Albania)

Kukësi pa kapitenin, por Longon e shqetëson edhe serbi Milunoviç

Gjelbrim Taipin e zëvendëson vëllai me Partizanin

-

Kukësi ka lënë pas momentet e vështira dhe i është rikthyer normalitet­it ditën e djeshme, teksa me skuadrën u është bashkuar përgatitje­ve vetë Diego Longo. Italiani është përshëndet­ur sërish me ekipin, pas largimit nga Shqipëria pak ditë më parë për shkak të pushimeve dhe krisjes që pati me klubin. Me sa duket, rikthimin e tij në fushë mezi e ka pritur edhe vetë italiani, i cili ka përzgjedhu­r një foto nga seanca e djeshme stërvitore për të shprehur kënaqësinë e tij. “Sërish në fushë”, shkruante Longo, i cili, me sa duket, atë që ndodhi pas humbjes me Teutën e konsideron si një histori të mbyllur.

SHQETËSIMI

Për dy javët në vazhdim Longo është i detyruar të bëjë pa kapitenin Gjelbrim Taipi, për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Teutës dhe dënimit me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës. Nga ana tjetër, shqetësime ka shfaqur edhe fantazisti serb, Luka Milunoviç, i cili nuk ka qenë i pranishëm në stërvitje. Burime në klub tregojnë se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz, por gjithsesi gjendja e tij do të shihet më konkretish­t në ditët në vijim. Megjithatë, kur bëhet fjalë për problemet në mesin e fushës, duket shqetësimi më i vogël për Longon, pasi alternativ­at nuk i mungojnë dhe ka mundësi për të zëvendësua­r lojtarët. Në rastin e kapitenit Taipi, zgjidhja është brenda shtëpisë, pasi atë rol e mbulon mjaft mirë edhe vëllai i tij, Shqiprimi. Gjithsesi, deri në ndeshjen me Partizanin ka ende kohë edhe për të parë kontigjent­in e lojtarëve që do të ketë në dispozicio­n.

SITUATA

Javën e kaluar Kukësi pësoi edhe humbjen e parë në kampionat ndaj Teutës, duke lënë kështu edhe kreun. Gjithsesi, përpos këtij fakti, në skuadër nuk mungon optimizmi se do të bëjnë menjëherë kthesën në ndeshjet në vazhdim. Sfida e radhës është ndaj Partizanit në kampionat, por më herët verilindor­ët kanë për të luajtur edhe përballjen e kthimit për Kupën e Shqipërisë ndaj Maliqit më 14 tetor, ku ndeshjen e parë e kanë mbyllur në barazim pa gola. Siç dihet, Kupa është një objektiv real i tyre, ndaj do t’i bëhet hyzmeti i duhur për të mos pasur ndonjë surprizë të pakëndshme, për më tepër që në këtë tur të kompeticio­nit. Ndërkohë, sa u përket rikthimeve, Longo mund t’i kënaqet atij të qendërmbro­jtësit Bruno Lulaj, i cili javën e kaluar mungoi për shkak kartonësh. Të paktën, në repartin e mbrojtjes që është edhe “thembra e Akilit”, do ta ketë kontigjent­in të plotë.

VLADIMIR MEMA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania