Panorama Sport (Albania)

Xhafaj: Idrizi e nisi mirë, por të mësojë nga gabimet

“Merkato dhe plan serioz, ditë të mira po vijnë”

- ERMAL SIKA

Merkato cilësore dhe objektiva të qartë, kaq ka mjaftuar që vlonjatëve t’u “ngrohet shpirti”. Akoma nuk janë mësuar me idenë që një klub me kaq histori luan në Kategorinë e Dytë, por e ardhmja jep shpresë. Edhe Daniel Xhafaj e sheh Flamurtari­n në elitë, për dy vite. E megjithatë, kjo realizohet vetëm nëse plani zbatohet me seriozitet. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, ishsulmues­i shpreson që klubi të ketë mësuar nga gabimet e shkuara dhe të mos i përsërisë më. Mendon se duhet të punohet më shumë me akademinë, që kur t’u vijë dita që të luajnë në Superiore, të mos vuajnë për produktin vendës.

Flamurtari nuk është kursyer në merkato, edhe pse militon në inferiore. Ka afruar lojtarë me eksperienc­ë, si e shikoni këtë gjë?

Më vjen mirë, për të mos thënë që më “ngroh”. Më duket një fillim i ri për Flamurtari­n. Po ashtu edhe me merkaton që ka realizuar. Duket se ka seriozitet dhe është e planifikua­r. Gjërat në Vlorë kanë lëvizur pozitivish­t dhe kjo jep shpresë. Flamurtari është një klub me traditë dhe histori në futbollin shqiptar, ndaj kam besim se ditë të mira do të vijnë. Më pëlqen kjo nisje.

Idrizi ka deklaruar se ka ndërtuar një ekip për të mos e diskutuar ngjitjen në elitë. Ju ngroh kjo deklaratë?

Më vjen mirë që kanë vendosur objektiva seriozë dhe të denjë për një ekip me emër si Flamurtari. Bashkë me merkaton edhe akademia duhet të jetë në vëmendjen e klubit dhe të këtë një plan apo projekt afatgjatë për këtë. Kur ekipi të konkurrojë në elitë, edhe prurjet që do të vijnë nga akademia do bëjnë të mundur një projekt serioz dhe afatgjatë.

Sa mund të zgjasë ringritja e Flamurtari­t?

Me seriozitet dhe me një plan të mirë dhe ambicioz, shpresojmë që për dy vite Flamurtari të jetë në Superiore.

Jeni mësuar me idenë që kuqezinjtë po luajnë në Kategorinë e Dytë?

Po, patjetër që më vjen keq. Tani kjo është bërë fakt, ndodhi dhe nuk mund ta zhbësh. Le të mësojmë nga gabimet dhe të shikojmë para.

E keni parë ndonjëherë në këtë situatë Flamurtari­n?

Çfarë ndodhi, ndodhi. Tani duhet të shikojmë përpara dhe të mësojmë nga gabimet. Duhet të nxjerrim mësime me qëllim që e ardhmja të jetë e mirë dhe afatgjatë.

 ?? ??
 ?? ?? Daniel Xhafaj, kur luante me Flamurtari­n
Daniel Xhafaj, kur luante me Flamurtari­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania