Panorama Sport (Albania)

7 të huaj nuk luajnë, Shkumbini në dilemë

Vetëm Barbosa, Onuh dhe Sena po bindin, të tjerët prej javësh janë parë në... tribunë

- FATMIR AHMETI

Nëse ka skuadër që mund të krenohet për ecurinë e këtyre 4 javëve, ajo është pa dyshim Shkumbini. Jashtë çdo parashikim­i, peqinasit kanë grumbullua­r 9 pikë. Pavarësish­t problemati­kës që patën që gjatë fazës përgatitor­e dhe merkatos së vonuar, kanë regjistrua­r tri fitore dhe një humbje. Largimi i presidenti­t italian Alesandro Borrela krijoi jo pak “amulli” në Peqin. Mungesa e financave largoi trajnerin Lorenc Pashja, që u pasua nga Artan Bano. Por edhe ky i fundit u dorëhoq pa nisur sezoni dhe vendin e tij e zuri sërish trajneri i mëparshëm. Situata ishte e zymtë, por dy javë para se të startonte kampionati, u bë një “mal” me afrime. Mes prurjeve, ka edhe në 9 të huaj. Si asnjëherë më parë në historinë e tyre, lojtarët vijnë nga çdo cep i globit. Ramon Abreu, Andre Guerra Ugarte, Felipe Silva de Souza, Rafael Sena, Dione Hose de Almeida, Çinonso Onuh, Inagaki Taiga, Tomonari Miyazaki dhe Ryoya Oshimoto i janë bashkuar në verë ekipit, ndërsa Raafel Barbosa është nga vjet. Pra, e thënë ndryshe, janë 10 të huaj. Konkretish­t, janë 4 brazilianë, një kolumbian, një kilian, një nigerian dhe dy futbollist­ë japonezë. Por jo të gjithë kanë ardhur në formë të mirë fizike, ndaj shumica kanë qenë edhe në tribunë deri më tani. Vetëm Barbosa, Onuh e Sena kanë luajtur rregullish­t në kampionat, ndërsa minuta në Kupë ka marrë edhe japonezi Miyazaki. Nuk dihet qartë se cili është plani i stafit teknik dhe i klubit për këta lojtarë që kanë ardhur nga shumë larg, por nuk shihen si pjesë e listës së futbollist­ëve që mund të aktivizohe­n në takimet e kampionati­t. Mbetet për t’u parë se çfarë mund të ndodhë në janar, kur klubi mund të kërkojë të bëjë ndonjë afrim cilësor nga tregu shqiptar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania