Panorama Sport (Albania)

Bubeqi, sfidë sulmuesve: 6 gola i bëj edhe unë...

“E di që kanë cilësi, pres që shumë shpejt të shpërthejn­ë”

- FERIZ FERIZAJ

Jo të gjithë e dinë se tra jneri i Besës, kur luante ende futboll, është nominuar nga UEFA ndër 100 golashënue­sit më të mirë të Europës. Një “ujk” i vërtetë goli, i njeh më mirë se kushdo edhe “hilet” e një sulmuesi. Është kjo arsyeja që Dorjan Bubeqi ka dashur të nxisë e motivojë më shumë se këdo, Mikel Cankën dhe Edmond Hoxhën. Kudo që kanë luajtur sulmuesit kanë dëshmuar se dinë të shënojnë, por në këto 4 javë te kavajasit kanë shpërdorua­r pa fund. Për këtë shkak tekniku është duke bërë psikologun me dy lojtarët e ofensivës, madje duke u hapur edhe një lloj sfide.

SFIDA - Gjatë një bisede për “Panorama Sport”, trajneri për këtë çështje thotë: “Besa vjen pas humbjes në Burrel dhe ditën e parë të stërvitjes, konstatova se grupi psikologji­kisht ishte i rënduar. Në bisedat mes nesh dhe në të gjitha prononcime­t në gazetë, kam vënë re një emërues të përbashkët: shpërdorim­in e rasteve. Për këtë arsye mes kritikave, këshillave, por edhe shakave fola me Cankën e Hoxhën. I pyeta se çfarë objektivas­h i kishin vënë vetes kur erdhën te Besa dhe nuk po ju zbuloj se sa gola secili premtonte. Por, përgjigjja ime ishte sa me humor aq edhe motivuese: ‘Me grupin që ka kjo Besë, 56 gola në sezon jua garantoj edhe unë që e kam lënë futbollin’. Thënë seriozisht, vërtet mendoj se një sulmues që në 30 javë kampionat shënon 5 apo 6 gola, nuk mund të quhet sulmues, por vetëm lojtar që luan në sulm. Unë i njoh të dy sulmuesit më herët dhe i di vlerat e tyre. Ndaj, besoj tek ata dhe pres që në javët në vijim të shfaqen shënuesit që njoh e pres. U ndala te sulmuesit, por kam folur personalis­ht edhe me lojtarët e tjerë, duke ua bërë të qartë se çdo repart, çdo futbollist ka meritë në suksesin e ekipit, por edhe pjesën e vet në rast dështimi”, tha Bubeqi, për të cilin një ekip fiton ose humbet si grup.

NGARKESAT - Trajneri e ka të qartë se ky grup cilësor ende nuk ka dhënë në fushë ato vlera që vërtet disponon. “Këto ditë zhvillojmë dy seanca në ditë dhe konstatoj dëshirë e përgjegjsh­mëri te të gjithë. Funksioni si grup është ajo çfarë po synoj e kërkoj në çdo seancë stërvitore apo bisedë me secilin lojtar. Shumë prej tyre kanë vite të tëra karriere mbi shpinë dhe me ta e kam të lehtë të flas në detaje lidhur me atë çfarë kërkoj prej tyre. Ua kam bërë të qartë se suksesi u përket të gjithëve ashtu si edhe dështimi. Nëse çdonjëri prej tyre bën atë që i kërkohet, atëherë nuk ka arsye të mos fitojmë. Nga e hëna nisim përgatitje­t antilushnj­ë dhe jo vetëm unë, por të gjithë së bashku presim një reagim pozitiv. Nuk është dëshirë, por detyrimi ynë para presidenti­t e tifozëve, të bindim se Burreli ishte thjesht një ‘ditë e keqe’. Për të arritur këtë, po punojmë çdo ditë dhe besoj sinqerisht në kthimin e asaj Bese që premtoi Bizhdili në startin e sezonit”, përfundoi trajneri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania