Panorama Sport (Albania)

Prestige “on fire”, 11 gola në debutim në kampionati­n “5x5”

-

Prestige MFC e ka nisur me këmbë të mbarë kampionati­n kombëtar të futbollit “5x5”, event që për vitin e dytë radhazi organizohe­t nën logon e FSHF-SË. Prestige bën pjesë në Grupin 6 për zonën e Tiranës, ndërsa mbrëmjen e djeshme në debutimin sezonal shpartallo­i me rezultatin 11-1 skuadrën BFM MC, takim që u zhvillua në kompleksin “Football Republic”. Vetë rezultati është një tregues i qartë për dominimin absolut të Prestige. Edhe pse pa kapitenin Fatmir Hysenbelli­u, skuadra u tregua në lartësinë e duhur duke e dominuar totalisht sfidën.

NDESHJA – Me gjithë superiorit­etin dhe rastet e shumta nga ana e Prestige, skuadra BFM MC befasoi, duke kaluar në avantazh në minutën e 17të. Por goli i pësuar e karikon më tepër Prestige, që menjëherë fillon ofensivën ndaj portës kundërshta­re dhe vetëm 3 minuta më vonë vendos baraspeshë­n, me protagonis­t Lleshin, i cili realizon pas një kombinimi me Bibën. Ndërsa dy minuta më vonë, Allmeta përmbys në 2-1 duke goditur nga një pozicion i prirët. Edhe goli i tretë mban firmën e Allmetës, i cili gjuan fort nga një pozicion ballor, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë, Shima i dërgon shifrat në 4-1, teksa finalizon saktë në shtyllën e dytë një aksion të bukur. Pjesa e dytë nuk ka shumë histori, me Prestige që nuk “kursehet” dhe shënon edhe 7 herë të tjera. Fillimisht është Mërtiri që ekzekuton saktë një goditje standarde në afërsi të zonës. Më pas Allmeta mbyll me sukses një aksion të rrjedhshëm, duke kompletuar tripletën në aspektin personal. Antoni nuk fal nga një pozicion ballor për golin e tetë, ndërsa më pas shërben një asist për Lleshin, teksa ky i fundit shënon golin e nëntë. Në listën e golashënue­sve të takimit i regjistroj­në emrat edhe Gjoni e Xhunga, ndërsa gjithçka mbyllet në shifrat 11-1 në favor të Prestige.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania