Panorama Sport (Albania)

Hazard fton Mbapenë te Reali dhe i ofron fanellën me numrin 10

“Hala Madrid”, që mjaftoi për të çoroditur të gjithë

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Në fushë kanë qenë Belgjika dhe Fran ca. Si çmim ka qenë një vend në finalen e Ligës së Kombeve, por në mes është gjithnjë Reali i Madridit! E habitshme, në fakt, po ja që kështu ka ndodhur edhe në takimin e së enjtes në mbrëmje në Torino. Të gjithë kanë shijuar një ndeshje të mrekullues­hme mes kampionëve të botës dhe “Djajve të Kuq”. Megjithatë, në Spanjë, mediat e lidhura me Realin, “Marca” e “AS”, janë marrë gjatë e gjerë me një fjalë të vetme të nxjerrë nga goja e Eden Hazardit në adresë të sulmuesit të Francës, Kilië Mbape. Mediat kanë fokusuar një moment, ku sulmuesi i Belgjikës dhe Realit të Madridit, Eden Hazard, i është drejtuar sulmuesit të PSG-SË dhe Francës, Kilië Mbape. “Hala Madrid”, ka komentuar “Marca”. Reagimi i Mbapesë ka qenë epik, duke vënë buzën në gaz, ndoshta në shenjë miratimi. Po ashtu dhe “AS”, që, me sa duket, e ka vënë Eden Hazardin në rolin e bërësit të merkatos së Realit. Kilië Mbape mbetet një nga dëshirat e mëdha dhe të parealizua­ra ende të presidenti­t të Realit, Florentino Perez. “Monarku” i Realit të Madridit po tenton me çdo mënyrë për të joshur sulmuesin e PSG-SË që në verën e vitit 2022 të lërë Parisin për t’u transferua­r në Madrid. Situata e francezit është ndërlikuar jo pak ditët e fundit kur në lojë ka hyrë dhe mamaja e tij, e cila nuk ka përjashtua­r mundësinë e rinovimit të tij me PSG-NË. Thënë kjo, Reali vazhdon të bëjë

punën e tij. E si të mos mjaftonte kjo dy gazetat kryesore sportive të Madridit kanë vijuar dhe më tej. Ato pretendojn­ë se diskutimi mes Hazardit dhe Mbapesë në fushë gjatë takimit Belgjikë-francë ka qenë dhe më i gjatë. “Marca” dhe “AS” nënvizojnë se mes të tjerave, belgu i

ka premtuar sulmuesit të PSGSË edhe fanellën me numrin 10 nëse ai do të transferoh­et në Madrid verën e ardhshme.

BENZEMA – Hazard nuk ka qenë i vetmi “kallauz” i Realit për të joshur Mbapenë. Në lojë është edhe kapiteni i Madridit, Karim Benzema, shok me

Mbapenë në kombëtaren franceze. Dy lojtarët kanë qenë protagonis­të absolutë në fitoren me përmbysje të Francës kundër Belgjikës, teksa në fund kanë ndarë edhe një foto ku bëjnë shaka mes tyre. Këtë herë me kombëtaren franceze, herën tjetër ndoshta në Madrid.

 ?? ?? Momenti kur Hazard flet me Mbapenë
Momenti kur Hazard flet me Mbapenë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania