Panorama Sport (Albania)

Brazili nuk ndalet, në Paraguai pushtojnë fushën për Mesin

Argjentina ndalet në “murin” e Paraguajit, mbetet e dyta

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Brazili nuk di të ndalet në kualifikue­set e Botërorit 2022. Në të gdhirë të së premtes Brazili ka mundur Venezuelën 3-1 duke arritur fitoren e nëntë në po kaq ndeshje. Fitore me përmbysje për ekipin e Tites, teksa Markinjos, Gabigol e Antoni fshijnë avantazhin e përkohshëm të vendësve. Argjentina nga ana e saj nuk shkon më shumë se një barazim pa gola në transfertë­n e Paraguait, teksa Mesi me shokë janë përplasur me murin e mbrojtjes vendëse. Barazim pa gola edhe në takimin mes Uruguait e Kolumbisë.

BRAZILI PA FRENA – Kualifikim­i i Brazilit për në Botërorin e vitit të ardhshëm po ngjan gjithnjë e më shumë si një formalitet. Edhe me një skuadër të cunguar pa yllin Nejmar në fushë, Brazili nuk di të ndalet. Jeshilartë­t kanë mundur Venezuelën 3-1 në një ndeshje që nisi keq duke i dhënë shpresa vendësve për një fitore historike ndaj pesë herë kampionëve të botës. Erik Ramirez ka krijuar mjaft iluzione në kokën e lojtarëve të Venezuelës dhe të pranishmëv­e në stadium duke kaluar kombëtaren e tij përpara pas vetëm 11 minutash lojë. Brazili bën shumë pak në pjesën e parë, ku regjistroj­në vetëm një shtyllë. Në pjesën e dytë skuadra e Tites ndërron marsh dhe ëndrra e Venezuelës për një fitore nis të shuhet. Tiago Silva barazon për Brazilin, por goli anulohet. Por në minutën e 71të është Markinjos që barazon shifrat. Kaq mjafton që Brazili të marrë komandën dhe në fund Gabigol (85’) me 11-metërsh dhe Antoni (90’) realizojnë përmbysjen duke i dhënë suksesin e nëntë radhazi gjigantëve jugamerika­në.

MËSYHET FUSHA PËR MESIN – Ndërsa Brazili kalon në Karakas, Argjentina e Leo Mesit ndalet në Asunsion. Pa Lautaron në fushë por me treshen Mesi-di Maria-korrea, Argjentina nuk arrin të çajë murin e mbrojtjes të ngritur nga vendësit. “Albiçelest­ët” krijojnë mjaft raste me Angel Korrean, por pa mundur të shfrytëzoj­në mundësitë e dhëna. Argjentina mbetet e dyta, 8 pikë pas Brazilit kryesues, kurse Paraguai është i treti me 16 pikë. Në takimet e tjera Ekuadori mundi Bolivinë 3-0, ndërsa Peruja mundi Kilin 2-0. Por lajmi ka qenë zbarkimi i tifozëve paraguaian­ë në fushë në fundin e takimit. Tifozët kanë zbritur nga shkallët për të bërë një foto me yllin e Argjentinë­s, Lionel Mesi. Policia ka ndërhyrë menjëherë, por në fakt nuk ka pasur asgjë për t’u shqetësuar, sepse zbarkimi në fushë i tifozëve vendës ka qenë paqësor... vetëm për një foto me “Pleshtin”.

 ?? ?? Tifozët mësynë fushën për një foto me Mesin
Tifozët mësynë fushën për një foto me Mesin
 ?? ?? Gabigol feston golin e dytë ndaj Venezuelës
Gabigol feston golin e dytë ndaj Venezuelës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania