Panorama Sport (Albania)

Eler drejt rikuperimi­t: Më ka munguar futbolli

- ALDO BUZI

Në kampin rrogozhina­s po e vlerësojnë maksimalis­ht periudhën e pushimit nga Kombëtarja. Megjithatë, seancat nuk janë ndaluar aspak nga grupi i lojtarëve që bashkë me stafin e me në krye trajnerin Magani po vijon seancat pa ndërprerje. Por, braziliani Guilerme Eler, po stërvitet herë veçmas e herë me grupin, pas atij operimi ku më parë u dëmtua gjatë fazës përgatitor­e në një test miqësor. Mesfushori akoma nuk ka debutuar në elitë, megjithatë shpreson të rikuperohe­t mirë e më pas të luajë nëse i jepet mundësia. Në një intervistë për “Panorama Sport”, braziliani shpreson te riaftësimi i plotë e të jetë në shërbim të skuadrës në vijim. “U dëmtova gjatë periudhës së fazës përgatitor­e. Në fillim nuk e ndjeva si dëmtim, por pas vizitave doli edhe shkalla e saktë. Më bënë me dije se duhet të operohesha. Gjithçka shkoi mjaft mirë nën kujdesin e mjekëve. Pas disa ditësh dola nga spitali dhe më dhanë udhëzimet që do të ndiqja. Përmirësim­i kërkoi edhe punën në fushë më pas. Edhe mjekët e skuadrës më kanë ndjekur me vëmendje. Jam ndier mirë, po më ka munguar fusha e blertë. Por, duhet të mësohem dhe me dëmtimet pasi janë pjesë e futbollit. Mendova të jem optimist se do të bëhem mirë. Pushimi ka edhe për mua rëndësi, që të kem kohë në dispozicio­n që të riaftësohe­m më mirë. E kam ndjekur skuadrën si tifoz dhe deri tani ka bërë mirë. Javë pas jave, është treguar forca reale. Egnatia është në Superiore me meritën e saj. Po punoj shumë të jem gati kur të më kërkohet. Luajta vjet e dhashë kontribut në lojë e me gola. Shpresoj të jem efikas. Falënderoj këdo që më është gjendur pranë në çastet e vështira”, u shpreh Eler.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania