Panorama Sport (Albania)

Kastrioti, sot miqësore kundër Dritës së Gjilanit

- B.BALLIU

Kastrioti do t’i japë fund sot minifazës përgatitor­e njëjavore me një ndeshje miqësore që do të zhvillojë ditën e sotme me ekipin e Dritës së Gjilanit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Olimpik Park” në Durrës me nisje prej orës 15:30. Krutanët gjatë kësaj jave kanë zhvilluar përgatitje intensive që i kanë shërbyer stafit teknik për të ndrequr ndonjë mangësi të hasur në ndeshjet e fundit, por edhe për të kolauduar grupin, pasi një pjesë e lojtarëve i janë bashkuar me vonesë skuadrës dhe ende nuk janë qenë përshtatur mirë me grupin. Kjo pauzë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, krahas lojtarëve të ardhur me vonesë, i ka shërbyer shumë edhe futbollist­ëve që kanë qenë të dëmtuar, pasi Bedri Greca, Sokol Neziri, Edon Hasani dhe Ruben Silva, gjatë kësaj jave kanë zhvilluar stërvitje të plotë me grupin dhe shpresohet që deri në ndeshjen me Skënderbeu­n të kapin formën 100% dhe të jenë të gatshëm. I vetmi që vijon të jetë i dëmtuar është nigeriani Lukman Husein. Gjendja e mbrojtësit vijon të jetë ende shqetësues­e dhe kjo mund të bëjë që 25-vjeçari të jetë në dyshim edhe për ndeshjen e javës së ardhshme të kampionati­t ndaj Skënderbeu­t, pasi për ndeshjen e Kupës me shumë mundësi stafi teknik nuk do t’i rrezikojë lojtarët që nuk janë 100% gati, por do të luajë me një formacion miks. Gjithsesi, më e rëndësishm­ja për stafin teknik ka të bëjë me skuadrën, e cila pavarësish­t së në dy ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë, loja ka pësuar rritje. Një ndër lojtarët që ka bërë mirë te krutanët në këto dy ndeshje dhe premton shumë për të ardhmen ka qenë edhe Spartak Ajazi, i cili është aktivizuar vetëm në 45 minuta në ndeshjen me Egnatian, ku krahas shënimit të golit, ka arritur të triumfojë në aspektin personal duke arritur të fitojë 20 duele personale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania