Panorama Sport (Albania)

Zoga: Një gabim në mbrojtje na kushtoi, vendi i 12-të rëndon

- HILMI SALIU

Reshjet e shiut nuk e kanë ndalur hovin e Apolonisë. Edhe pse në kushte të vështira atmosferik­e, ngarkesat kanë qenë të larta edhe dje. Java e ardhshme rezervon dy sfida të rëndësishm­e, ndaj edhe Juri Kanarsa po mundohet që ta çojë ekipin drejt perfeksion­it. Krisild Zoga beson se kthesa nuk do të vonojë, ndërsa paralajmër­on kualifikim në Kupë me Flamurtari­n dhe fitore në kampionat kundër Tomorit. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, ai komenton humbjen e fundit, atmosferën dhe pushimin. Sa e dhimbshme ishte ajo humbje në shtëpi përballë Tërbunit?

Shumë. Një humbje në shtëpi djeg gjithnjë dhe sidomos kur të zbret shumë poshtë në renditje. Megjithatë, nuk do demoralizo­hemi. Janë luajtur veçse 4 javë dhe kampionati është ende i gjatë. Mund të rikuperojm­ë pikët që kemi lënë dhe ngjitemi më lart në tabelë. Ne do t’i shkojmë deri në fund objektivit tonë. Çfarë nuk funksionoi në atë 90-minutësh?

Në momentin më të mirë tonin, u ndëshkuam. Kur po sulmonim vazhdimish­t, një pakujdesi në mbrojtje na kushtoi shumë. Goli i pësuar vendosi takimin. Ne lamë sërish pikë në këtë ndeshje dhe tanimë vendi ynë në renditje është larg pritshmëri­ve tona. Si është atmosfera në kampin fierak pas katër javëve të para të kampionati­t?

Kemi një grup të mirë lojtarësh dhe nga java në javë po forcohemi. Harmonia në grup nuk mungon dhe pasi të gjejmë kthesën në rezultate, aty do ta shihni Apoloninë e vërtetë. Çfarë duhet të ndryshojë dhe përmirësoj­ë kjo Apoloni?

Apolonia po i bën detyrat e saj në fushën e blertë, madje po i bën mjaft mirë. E vetmja gjë që duhet bërë është që të kurojmë edhe detajet më të vogla që bëjnë diferencën në takime të rëndësishm­e. Neve nuk na mungon dëshira dhe ambicia e madhe për ta fituar ndeshjen që në minutën e parë. Sa ju ndihmon ndalesa e kampionati­t?

Besoj se do të ndikojë për mirë, pasi kemi punuar shumë këtë javë. Synimi ynë është i njëjtë si në fillim të kampionati­t. Po punojmë shumë për të përmirësua­r veten.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania