Panorama Sport (Albania)

Partizani, Tirana dhe Vllaznia e nisin me fitore të pastra

Flamurtari, Lushnja dhe Barleti, KO në start

-

Superliga e volejbolli­t të femrave ka nisur dje sezonin 20212022 me tri takime të vlefshme për javën e parë. Asnjë surprizë në këto sfida, teksa skuadrat favorite siguruan të gjitha fitore të pastra. Kështu, Partizani, Tirana dhe Vllaznia e filluan mbarë duke koleksionu­ar 3 pikët e para sezonale. Kampionet në fuqi e dominuan totalisht ndeshjen e zhvilluar në sallën dytësore të “Asllan Rusit” ndaj një Flamurtari të përbërë me vajza të reja në moshë. Skuadra e Andi Lundrës shpërtheu që në setin e parë, të cilin e fitoi me rezultatin e jashtëzako­nshëm 25-4. Në fraksionin e dytë kishte disi më tepër rivalitet, me kryeqyteta­set që fituan 25-20. Edhe në setin e tretë diferencat ishin të mëdha, teksa Partizani fitoi 25-11 dhe vulosur suksesin 3-0. Fatbardha Picaku (16 pikë) ishte lojtarja më rezultativ­e në lojën sulmuese të Partizanit, ndërsa shkëlqyen gjithashtu edhe Petëza (12 pikë) dhe Beshiri (11). Në radhët e vlonjateve të Theodhori Drizës, lojtarja më e mirë ishte Kejda Kodra. Në harkun kohor të 1 ore i mbylli gjithashtu llogaritë edhe Tirana e cila fitoi 3-0 në transfertë ndaj Lushnjës, takim që u zhvillua në Durrës, pasi salla e lushnjarev­e nuk i përmbush kushtet. Skuadra bardheblu e trajneres Amarilda Prenga ishte superiore në të tria setet, të cilat i fitoi respektivi­sht në shifrat 25-19, 25-17 dhe 25-21. Tirana ishte më e saktë në të gjitha komponentë­t e lojës, ndërsa Lushnja e kishte të pamundur që t’i përgjigjej nivelit të kundërshta­rit. Leda Preçetaj me 19 pikë dhe Dhimitra Kole me 14, ishin lojtaret më të mira në fazën sulmuese të Tiranës. Asnjë problem edhe për Vllazninë, që likuidoi Barletin 3-0. Shkodranet e trajnerit Dorjan Tafa dominuan ndaj univerista­reve të Artan Pogonit. Vllaznia e filloi me vrull, duke e fituar setin e parë thellë 25-14. Në dy setet e tjera kishte më tepër rivalitet, por ishin sërish vajzat kuqeblu ato që komanduan, duke fituar 2521 dhe 25-23. Për Vllazninë spikatën në këtë takim Liridona Kodra, Tuci, Kuçi dhe Zhivani. Ndërkohë, në radhët e Barletit, skuadër që vjen me largime të rëndësishm­e dhe me vajza të reja këtë edicion, lojtarja më e mirë ishte Luljeta Stërmilla. Me ndeshjen e sotme Skënderbeu-apolonia që do të luhet në orën 11:00 në Korçë, do të ulë siparin edhe java e parë e Superligës.

A.ALUSHI/S.NIKSHIQI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania